Mes viktimave nga sulmi në Stamboll, edhe një shqiptar. Dy të tjerë mbetën të plagosur

2 Janar 2017, 10:35Kronika TEMA

Në mesin e viktimave dhe të plagosurve nga sulmi me armë në lokalin e natës në Stamboll ishin edhe tre persona me origjinë shqiptare.

Konkretisht, një i vdekur dhe dy të plagosur, raporton agjencia ‘Presheva Jonë’, ndërsa nuk janë bërë të ditur emrat e tyre. Ata janë shtetas të Turqisë, por me origjinë shqiptare.

Nga sulmi i armatosur natën e ndërrimit të viteve 39 persona mbetën të vrarë dhe 69 u plagosën.

Sulmi është konsideruar terrorist, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia.

Shumë prej viktimave janë shtetas me origjinë të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje