Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Fundviti”, ku u vu në pranga hajduti i xhepave të autobusëve të Tiranës.
Më datë 31.12.2016 specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, arrestuan në flagrancë shtetasin Ervis Tako, 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë më datë 31.12.2016 tek ish stacioni i trenit, ku dyshohet ti ketë vjedhur në autobuz, shtetasit A. M, vlerën monetare, të 40.000 lekë.
Gjithashtu këtij shtetasi, i është arritur t’i dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë:
-Më datë 31.05.2016, në rrugën “Asim Vokshi”, në autobuzin urban të linjës së Tiranës së Re, shtetasit G. T., i ka vjedhur, vlerën monetare prej 95.000 lekësh
-Më datë 15.07.2016, pranë ish stacionit të trenit, në autobuzin e linjës së Unazës, shtetases Amerikane B. P. C., i ka vjedhur portofolin me një shumë monetare prej 10.000 lekë dhe dokumenta.
-Më datë 10.08.2016, tek ish stacioni i trenit, në autobuzin e linjës së Unazës, shtetases E. M., i ka vjedhur vlerën monetare prej 80.000 mijë lekë dhe 130 euro.
Këtë aktivitet ky shtetas e kryente kryesisht tek stacioni i trenit në autobusat urban.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Finalizohet operacioni policor 'Fundviti' by revistaime
Me lekë të vjetra apo të reja flitet? Aman se duhet një reformë për lekun që ti thuhet si shkruhet e jo si tek Top channel që tregon 15 000 dhe thotë 150 000. Thuaj shifrën që është në para, kaq e vështirë është?
Pyes se nëse është me të reja p.sh 95 000 lekë, nuk është shumë e vogël të vish rrotull me to, ndonëse ato janë të atij që i disponon dhe s’ka pse dikush në autobuz t’ja marrë. I lumtë policisë që paska prerë dy duar që vidhnin qytetarët.
Gëzuar Tema dhe shpresojmë sa më shumë lajme të tilla.
Ka mundesi qe kursin Ervisi ta kete bere me bullgaret.
Bullgaret ne Greqi jane “specialista” te xhepave neper autobuza.