Kosova refuzon viziten e presidentit serb Nikoliç

5 Janar 2017, 18:21Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të refuzuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë së Serbisë për ta vizituar nesër komunën e Shtërpcës në Kosovë.

Ministria për Punë të Jashtme, në njoftimin për media tregon se refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.

“Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPJ-së.

“Po ashtu, ato janë kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë”, thuhet më tej në njoftim.

1 komente në “Kosova refuzon viziten e presidentit serb Nikoliç”

  1. shqipetari i vertet (Itali) says:

    Bravo! Shume mir ja keni ber!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje