Nis gjyqi ndaj Haradinaj, a do ekstradohet në Serbi?

5 Janar 2017, 14:59Rajoni TEMA

Gjykata e Colmarit në Francë ka nisur shqyrtimin gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt.

Ky trup gjykues francez pritet të vendosë nëse kreu i AAK-së, i arrestuar të mërkurën në aeroportin e Bazelit, do të ekstradohet në Serbi, siç kërkohet në urdhër-arrestin e lëshuar nga Beogradi ndaj tij, apo do të lihet i lirë.

Megjithatë, Arianit Koci, avokat i Haradianjt në Kosovë, thotë se është i bindur se klienti i tij do të lirohet pas disa oreve.

“Gjasat janë zero që Haradinaj të ekstradohet në Serbi”, tha Koci të enjten për Express.

“Kjo është luftë speciale e Serbisë ndaj Haradinajt, si drejtues i UCK-së në Zonën e Dukagjinit”, deklaroi avokati kosovar.

Ish-komandanti i UÇK-së u arrestua një ditë më parë nga policia franceze në aeroportin e Bazelit që shtrihet në dy shtetet, Zvicër dhe Francë. Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtarë të lëshuar nga Serbia që kërkon ekstradimin e Haradinajt në Beograd për ta gjykuar për krime lufte.

Në qershor të 2015-ës, Haradinaj kishte rënë në pranga të policisë edhe në Slloveni nga po i njëjti urdhër-arrest.

3 komente në “Nis gjyqi ndaj Haradinaj, a do ekstradohet në Serbi?”

  1. Dyfeku i Ndryshkur says:

    Ministri i Jashtem i “Kosves shtet” Enver Hoxhaj..LE TE NA TREGOJ PER ARRESTIMI???
    Z.Minister, ti qe na behesh “Zheloz” per Edi Ramen dhe na Tregon per Integritetin dhe Sovranitetin e Kosoves, na Thoni dicka per Politiken tuaj:Arrestohen Politikane te nje Niveli te larte sikur te ishte nje Hajdut i thjeshte Cigaresh ne nje Qoske..apo dyqan Bakkalli….
    Ju Shtetaret “Kosovare” qe po na Trumbetoni per “Kombin Kosovare” NUK E KENI KUTUAR..se SERBIA, E KA GATI “SHKOPIN” Per Shqipetaret??
    Po Xhuxhi Mustafa c´fare thote??Po Hashim Thaci???
    eshte koha TI THERRISNI RRADAKES….

  2. koha jone says:

    Duhet mos te dali shume per qejf ,

  3. Toma says:

    serbia dhe turqia po luejn koqe me kosoven.dhe me shqiptar n,pergjigjsi tash nje mi vjet
    sa te ken thacin e mustave,serbe ne kosov ne kryesi,loja tyre asht e fitueme
    por mos harroni se serbet e turqit, gjithmon ekan plumbi shkopi ne dor per kosovar e shqiptar n,pergjigjsi

    se keta nblyshat e shqiptarve qe rrin ne kryesi
    adrrat e turqeve dhe serbi,i mbajn ne korrizin e shqiptaris
    e poziejn ne kazanin e vatanit.
    e pou rrin si qyqet n,kambe.
    sikur tishin budadhe tetan

    se qyshe haxhi qamilit e ne dit tona
    turqe e sllav i shkatrruen trojet tona

    e perdit luejn koqe mene
    sikur moste kishte shqiptar n,ket atdhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje