Ministria e Jashtme shqiptare reagon për ndalimin e Haradinajt

5 Janar 2017, 10:38Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas ndalimit në Francë të Ramush Haradinajt.

Ai e ka cilësuar atë si të “dënueshëm”.

Bushati thotë se, “dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat”.

I bëj thirrje autoriteteve franceze, si një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn.

Çdo përpjekje e Serbisë për të përbaltur luftën çlirimtare të Kosovës do të dështojë, sikurse dështuan politikat genocidiste të Millosheviçit në Kosovë, të cilave Ramushi dhe UÇK-ja ju kundërvunë”, shprehet Bushati.

Ky akt për fat të keq dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Proces, i cili kërkon gjurmë provash të pakundërshtueshme, e jo përbetime artificiale, për të ecur me vendosmëri përpara, duke hequr dorë nga provokimet dhe aplikimi i metodave që s’kanë aspak lidhje me të ardhmen e përbashkët të Kosovës e Serbisë në familjen europiane”,shton Bushati në reagimin e tij.

1 komente në “Ministria e Jashtme shqiptare reagon për ndalimin e Haradinajt”

  1. Relax says:

    Ju lumte Ditmir Bushati,Ju mbroni interesat shqiptare ndersa ai(EnverHoxhaj-me vjellet kur i permend emrin)me ate(HashimThaci)po burgosin heronjte e Kosoves,kesaj radhe duan te pengojne pjesemarrjen e Ramushit ne inaugurimin e Presidentit Tramp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje