Lunaçek kërkon nga Bashkimi Europian që t’i bëjë presion Serbisë per rastin Haradinaj

5 Janar 2017, 18:34Rajoni TEMA

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek ka kërkuar nga Bashkimi Europian që t’i bëjë presion Serbisë për të hequr fletarrestet ndërkombëtare të lëshuara kohë më parë.

Reagimi i Lunaçek ka ardhur pas arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e mërkurë në Aeroportin e Bale-Mulhouse-Fribourg.

“Mbajtja e fletarresteve ndërkombëtare të vjetëruara nga ana e Serbisë është plotësisht e papranueshme”, ka thënë Lunaçek në një deklaratë të saj.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe kundërreagimi i ministrit serb Aleksandar Vulin, i cili është shprehur gjatë kësaj të enjteje se, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian mund të bëjë përpjekje ndaj BE-së për presion ndaj Serbisë, por kurrsesi nuk duhet të bëjë presion drejtuar kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, që të heqë dorë nga urdhërarrestet ndërkombëtare.

“I bëj thirrje Ulrike Lunaçek që të flasë me BE-në, por jo të bëjë presion drejtuar kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç”, ka thënë Vulin.

2 komente në “Lunaçek kërkon nga Bashkimi Europian që t’i bëjë presion Serbisë per rastin Haradinaj”

  1. infermjery says:

    po mir mo vlla !
    perendimi sikur po ben perpjekje te medha per te vendosur ligjet dhe drejtsin ne shqipni,per te luftu gjykatat e korruptume te cilat marrin vendime te gabuara mbi bazen e miqsis allishverisheve dhe parave nen dore. tash po perendimi po don me bo te njejten gje. domethen ti bej presjon gjykates qe te marri nje vendim te padrejt.
    nese ligji e kap Haradinajn le ti dali per zot ne gjyq,nese ligji nuk e kap atehere s ka nevoj per presjone perendimore sepse vetvetiu ligji e ben te lir ate.
    apo,duam drejtsi,thot perendimi,por drejtesin qe te na pelqej neve. kur e drejta eshte ne anen e kundert tonen dhe s na vje ne pas avazit,atehere korruptojeni drejtsin.
    beni si them in mos beni si bej in.
    aha!
    prandaj esht perhaps shkerdhatnija neper bot kaq shum sepse vjen prej perendimit.
    un per vete e kam pa nga afer gjykaten perndimore. s osht gjo. osht kriminele.
    kur I pelqe deno,kur s don nuk deno.
    po t jesh I huj t rrasin mren. po ishe vendali t shlojn “pa prova”
    po ishe njeri I lir dhe I paservilos ke shteti ti sajojn provat dhe t fusin ke statusi “I dyshum” dhe t denojn edhe pa bo asgjo.

  2. Niku says:

    Po pse nuk ben te njejten gje kosova per udheheqesit serb. Dhe mundesisht edhe kunder atyre shteteve qe zbatojne kerkesat serbe. Le te arrestohet ambasadori francez ne kosove nese ka por edhe ne shqiperi. Francez moterqira. Ky gjithmone ka qen komb pro sllav

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje