Nishani dekoron RD-në me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

5 Janar 2017, 13:59Politika TEMA

Gazeta “Rilindja Demokratike” me rastin e 26-vjetorit të numrit të parë të saj ka marrë sot një dhuratë nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani.

Kreu i shtetit ka dekoruar RD me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Sipas Nishanit, kjo gazetë ka merituar titullin e lartë, pasi ka dhënë kontribut të vyer si gazeta që vrau frikën e diktaturës.

Dekorimi

Në 26-vjetorin e themelimit dhe botimit të numrit të saj të parë si një zë i lirë dhe i pavarur mediatik pas afro pesë dekadash shtypjeje dhe censure të ashpër komuniste, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani dekoroi gazetën “Rilindja Demokratike” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributit të vyer e të pazëvendësueshëm si gazeta e parë që vrau frikën e diktaturës dhe hapi rrugën për rivendosjen e shtypit të lirë në Shqipëri, duke përhapur e lartësuar vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe të demokracisë”.

7 komente në “Nishani dekoron RD-në me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut””

  1. Qytetari Manual says:

    Nuk ka bere keq, veç duhet ta rishikoje dhe ndryshoje motivacionin duke shtuar ne fund edhe frazen: “ne periudhen Janar 1991 deri qershor 1992”.
    Me pas RD u be gazeta me reaksionare ne Shiperi.

  2. Kurveleshi 1 says:

    PAK MENDER PER BUDALLENJT…….

  3. Qytetar says:

    Sakat jo vetëm nga gjymtyrët.

  4. eli-tiv says:

    … i shkreti nishan e ka te pamundur te beje presidentin….Ne te gjithe mandatin e tij nuk u ndie nje dite president….e gjithe koha i kaloi si nje sherbetor i perdorur keq ..deri ne pebuzje..( ndryshe nuk do ta turperonin kaq keq..)…thjesht eshte per tu meshiruar…Perkuja e tij nuk eshte bindje o deshire…por eshte me siguri i nenshtruar nga inplikimi i tij ne vrasjet e perbashketa me saliun..Keta jane njerezit qe ishebejne saliut deri ne asgjesim…e quhen berishiste

  5. Zgalem says:

    Shume mire eka percaketuar “Qytetari manual ” Zgalem

  6. Fallo Madhi says:

    Nuk e dija se paska edhe Mut sakat.

  7. Fatosi-kosove says:

    Ne fund te mandatit nishani ka shfrytezuar kompetencat e vetme qe i pat lane sali berisha,dhenjen e dekoratave atyre qe i thot sali berisha dhe lul basha,dhenja e dekorimit “RD”-s me “kalores i urdherit te Skenderbeut” eshte shperdorimi dhe fyerja me e rend qe dikush i ka bere Skenderbeut,pastaj darka me pseudogazetar is çim peka nuk e bind aske se nishani eshte president i vendit por i PD-s dhe i klikes vrastare,ne fund te mandatit sdo te befasohemi nese “presidenti” do ta dekoroje edhe fazlliqin per suksesin ne keshillimin e sali berishes e lul bashes per siguri kombetare,mbetet vetem ta shofim se cilin titull do ia ndaje,”Skenderbeu” apo karagjiq millosheviqi,kete fundit ai e preferon me shume!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje