Sergio Ramos është futbollisti më i votuar në formacionin e vitit 2016 të UEFA’s
UEFA sot ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2016, i cili u përzgjodh nga votat e tifozëve.
Në këtë formacion, më i votuari ishte Sergio Ramos, i cili u përzgjodh në formacionin e vitit nga 488,908 persona, shkruan “Ekspres”
I dyti më i përzgjedhuri ishte Cristiano Ronaldo me 450,220, i ndjekur nga Leo Messi me 418,449.
Më pak i votuari në këtë formacion ishte sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann, i cili u përzgjodh vetëm nga 203,926 persona.