Kushtet e rënduara të motit kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë.
Autoritetet e aeroportit njoftojnë se pista është e hapur por ka vështirësi të mëdha në uljen e avionëve, çka ka sjellë edhe ndalimin e tre fluturimeve të programuara.
Qindra pasagjerë që kishin prerë biletat për t’u zhvendosur në destinacione të tjera, kanë mbetur të shqetësuar në ambientet e aeroportit.
Avionët që duhet të niseshin gjatë paradites së sotme, do të mund të kryejnë lëvizjen e tyre veç kur situata meterologjike në Prishtinë të qetësohet.