Sot ka dalë në qarkullim libri «Gabimet fatale» të Vincent Noutille.
Ai pason librin e shkruar nga dy gazetarë francezë Gérard Davet dhe Fabrice Lhomme, «Një president nuk duhet ta thoshte këtë», të botuar në tetor 2016[i].
Në të dy librat del në pah se presidenti në detyrë, François Hollande, ka dhënë urdhër për vrasjen e më shumë se 40 personave, jashtë territorit francez.
Ja si e citon Le Monde këtë të fundit : «Sa herë që të ketë sulme ndaj ushtarëve tanë, sa herë që të ketë marrje pengjesh, të rrembyer dhe të burgosur , çdo herë përgjigja do të jetë e adaptuar». Këto operacione të quajtura «Homo», janë vrasje me paramendim të autorëve të atentateve, të organizuara nga Drejtoria e përgjithëshme e sigurisë së jashtme ( DGSE) ».[ii]
Le Monde boton pjesë të librit: «Ii rrethuar nga këshilltarë të prirur nga aksioni ( …) François Hollande i ka dhënë urdhër të qartë shtabit të tij të përgjithshëm ushtarak të DGSE mbi këtë çështje : ata kanë dritën e gjelbër për të vrarë, edhe jashtë vendit( Ndt : Francës) bile edhe fshehurazi, « shefat e terroristëve » dhe armiq të tjerë të prezymuar të Francës»
Shumë vende janë të përfshirë: Siria, Iraku, Saheli.
Gazeta vazhdon të citojë “…së paku 40 veta janë ekzekutuar jashtë vendit midis 2013 dhe 2016”. Është e qartë se bëhet fjalë për ekzekutime pa gjygj.
E njëjta gazetë kohë më parë do të shkruante në 1999 se Kosova ishte “viktimë prej më shumë se 10 vjetësh e politikës së apartheid-it të udhëhequr nga Beogradi”.
Më 10 prill 1999, Joshka Ficher, ministri gjerman i punëve të jashtme të kohës do të shprehej kështu për Le Monde: “kur ta njohim të gjithë të vërtetën besoj se do të jetë shumë e vështirë për ta përballuar”. Ai e krahason luftën e Jugosllavisë me luftën e viteve 30-40.
Më 3 prill, për të njëjtën gazetë, Rudolf Scharping, homologu i tij i mbrojtjes do ta quante atë çka po ndodhte » Gjenocid » ( Le Monde, 3 prill 1999),
Ndërsa Bill Clinton do të thoshte për The New Statesmen, (15 nentor 1999) se ajo që po ndodhte në Kosovë ishte «përpjekje e qëllimtë dhe sistematike e gjenocidit»
Ndërsa Tony Blair duke iu referuar të njëjtës, thotë: “ju premtoj se Millosheviçi dhe gjenocidi i tij i urryer, do të marrin fund këtu” (The Guardian, 28 tetor 1999).
Ato që ndodhnin në Kosovë, u krahasuan prej klasës politke perëndimore me tmerret e shkaktuara nga nazistët në Evropë, kundër të cilëve rezistenca franceze dhe gjenerali De Gol iu kundërvunë me aksione konkrete dhe rezistencë të armatosur.
Mbi një millionë persona, shumica burra e gra, u dëbuan dhe u zhvendosën nga shtëptitë e tyre, mbi 20 mijë gra e vajza u dhunuan nga ushtarët dhe paramilitarët serbë. Dhunimi u përdor si mjet lufte.
Më 14 dhjetor 2015, gazeta Zëri do të raportonte: “Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, prej tyre 76 përqind civilë, kurse 24 përqind pjesëtarë të formacioneve të armatosura. Prej viktimave civile 1 mijë e 400 ishin nën moshën 18 vjeçare. Sa i përket përkatësisë etnike (…) shumica prej tyre janë shqiptarë me numrin prej 8 mijë e 693, kurse 1 mijë e 196 janë serbë dhe 445 romë dhe të tjerë”.[iii]
Ndërkohë policia franceze arreston Ramush Haradinajn, ish- komandant i UCK-së, që luftoi kundër dhunës dhe terrorit shtetëro serb të Milloshevicit.
Sjell në kujtesë se Haradinaj iu nështrua precedurave penale të tribunalit të Hagës dhe ky i fundit e shpalli të pafajshëm. Pra ai arrestohet për një « faj» tashmë të gjykuar dhe të shfajësuar. A mos po hasim në një drejtësi me dy kute ?
Ceceroni do kish vënë duart në kokë e do kish thirrur: o tempora o mores….
*Ish-ambasador i Kosovës në Zvicër
http://zeri.info/aktuale/67223/ne-luften-e-kosoves-u-vrane-8-mije-e-693-shqiptare
Ky budalla fatekeqesisht ka qene ambasador i Kosoves (jo i Shqiperise) ne Zvicerr.
shko mor injorant prej albanistani….bota ka gjykata dhe jo thashetheme…
Lavdi Mari Lepen!
SHESHELI U LIRUA!!!!
Kush ishte KRYEGJYKATËSI që e LIROI GJENOCISTIN?
Një analogji e rastit? Jo. Një intrigë e kurdisur.
A nuk eshte Franca, se bashku me Angline, qe sulmuan Libine duke e shkaterruar ate vend perfundimisht. Franca ne Libi ka kryer krime te panumerta lufte. Por mesa duket po kthehet politika e 100 vjeteve me pare. Ku shqiptaret do te jene perseri viktamat e rradhes.
40 VETA? Franca ka bere Genocid ne Algjeri me Miliona,.
Pyetja e qytetareve europian eshte; Pse po dominon me shpejtesi politika ekstremiste e djathte? Pergjigja eshte shume e qarte. Kur ne parlamentin Europian shkojne njerzit e paafte dhe drejtues shtetesh zgjidhen holba, patjeter do ndodhi regres. Kjo nuk eshte se ka ndodhur vetem ne Europe por ka ndodhur dhe ne Amerike.
Arrestimi i Haradinajt nga shteti frances tregon fundin e drejtesise nderkombetare.
E luten !ju pergjeruan !dhe ne fund i kercenuan !Eulex ,Nato dhe BE,, ramushin me gjithe hashimin ,qe mbas mbarimit te luftes te mos beheshin pjese e elites politike qe komandon akoma sot kosoven .As njeri dhe as tjetri nuk degjuan as edhe nje fjale ,,,hidhet beu nga kali do thoni ju ?Hyne ne politike ti shpetonin denimeve, dhe ne fakt haga e nxorri ramushin te paster si kristal .Dhe jo sepse ramushi ishte i paster ,por te gjithe deshmitaret qe mund te flisnin jane dy pash nen dhe ,dhe kete e dinin edhe ne hage . Si perfundim asnjeri te mos ofendohet qe nje polici e nje shteti europian ekzekuton nje arrest te nje njeriu me te kaluar te dyshimte edhe qofte kjo nje flete arresti e nisur nga masakruesit numer 1 ne ballkan ,,serbet
ha haa haa !!!
tash kosova do shloj flet arresti per presidentin francez si “vrases me pages”!! 40 vrasje s jan pak…
hhe c po ngjojm gallat..
Njerezet e operacioneve homo,edhe grupet delta Kane vepruar disa hère edhe ne kosove,per cka edhe le Kane prekur eshte pyetja tjeter,te cibles ndoshta mun et hashimi me IU pergjegje!
Nje nder menyrat eshte edhe mjetet toxike qe nuk Jane immédiate e nuk lene shenj sikur helmimet me toxik qe shkaktojne kancer….
po te ket drejtesi te vertet franca do denohesh per krime lufte ne libi per shkaterrimin e ketij shteti te pasur dhe esht shkaktari i kesaj dyndje biblike te emigracionit afrikan ne itali
Beogradi Franca dhe Rusia jane tre prostitutat shekullore qe qe ne kohen e Marko Bocarit krijuan terrenin per ortodoksine Serbe-greke perpara nje muaji F.Hollande i kthen pergjigje Obames se Rusine nuk e kemi armik por nje bashkpunues nje dashuri qe nuk shuhet per motren Rusi. Sot politika eshte e madhe por si perfundim edhe pse serbija eshte politikanja me e madhe ne rajon dhe ne bote mbas Izraelit ajo do te deshtoi perfundimisht me arrestin e R.Haradinajn kurre dihet boterrisht se terrori ishte i Serbise dhe Kosova ishte ne shenjester per nje gjenocid apo cfarrosje .
Ah ah ah!
Edhe ky na paska perfasuar kishe ne Svicer!
Nje ambasador qe sapo paska kuptuar se shtetet e medha mbrojne interesat e kombit te tyre edhe urdherojne krime qofte nevoja per te mbrojtur interesat e shtetit,kurde ky ambasador me d’y shtetesia shtet kombin e bythen e tij per nje cope leter pa vlere….Ketu eshte dallimi i vert et o Mjeran Malaj