Partizani dhe Skëndërbeu udhëtojnë me të njëjtin avion drejt Turqisë

6 Janar 2017, 15:23Sport TEMA

Partizani dhe Skëndërbeu, janë dy skuadra rivale në kampionatin shqiptar për të fituar titullin kampion, ku shpesh herë ndeshjet mes tyre kanë pasur mjaft polemika dhe rivalitet të fortë.

Por, mëngjesin e sotëm të dyja ekipet janë nisur drejt Turqisë në Antalya për të kryer minifazën përgatitore të dimërit.

Të dyja ekipet kanë udhëtuar së bashku në një avion drejt Turqisë, ku do të qëndrojë për rreth 2-javë.

Por, ndryshe nga cfarë ndodh në fushën e lojës, të dyja ekipet mëgjesin e sotëm kanë kaluar disa orë bashkë me njëri-tjetrin në avion duke biseduar dhe bërë batuta.

Partizani është një pozicion më lartë Skëndërbeut në kampionat pasi renditet në vendin e dytë, ndërsa korcarët klasifikohen në vendin e tretë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje