Reduktohen difektet, OSHEE në punë për rikthimin e energjisë

7 Janar 2017, 14:47Kronika TEMA

Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive.

Aktualisht, rajonet më të prekura nga difektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit , i Durrësit, i Shkodrës për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e difekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.

Në tensionin e mesëm janë 17 fidra të stakuar për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, pjesa dërrmuese e tyre në zona të thella malore.

Zonat qe jane pa energji aktualisht:

Rajoni Tiranë:, Qesarake pjeserisht,   Pjeserisht Sauk, Zona prane Ish Komb Misto Mame,  Pjeserisht Zalle Bastar, Tufine Pjeserisht, Pjeserisht Paskuqan.

Rajoni Durrës:  Pjesa Perendimore Spitalle, Pjeserisht Golem/Kavaje. .

Rajoni Elbasan: Lunik Pjeserisht; Kodovjat Pjeserisht, Labinot pjeserisht.

Rajoni Berat: pjeserisht Potom/Skrapar; Pjeserisht Roshnik/Berat.

Rajoni Fier: Pjeserisht Dukas, Pjeserisht Pojan.

Rajoni Korce: pjeserisht Bucimas/Pogradec (vetem 3 kabina);  pjeserisht Velcan/Korce.

Rajoni Gjirokaster: Pjeserisht Zagori.

Rajoni Shkodër: Shengjin, Qelez, Kelmend.

Rajoni Kukës: Pjeserisht Cernaleve, Zaje, Pjeserisht Domaj, Lekbibaj, Kam, Helshan, Dobrune, Pjeserisht Cahan, Surroj.

Rajoni Burrel: Zajse, Fushe Gjorme, Pjeserisht Bardhaj, Pjeserisht Fan, Shupemze, Lagja 6 ne Lac.

Aktualisht energjia eshte kthyer ne nje pjese te madhe te rajoneve dhe aboneteve. Duke u krahasuar me pikun e mungeses se energjise, e cila ishte e lidhur me pikun e kohes se keqe ne dt 06.01.2016, theksojme se eshte rithyer energjia tashme ne gati 82% fiderave te abonenteve.

Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet janë në punë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje