Policia ka vënë në pranga dy të rinj nga Dibra pasi shpërndanin droge në qytetin e Peshkopisë.
Të arrestuarit janë Elton Keshi 20 vjeç banues në Majtar-Dibër, dhe Fatjet Kaca 21 vjeç banues në Peshkopi.
21 vjeçari Kaca ka qenë i njohur për blutë e qytetit pasi më herët ka qenë i dënuar për vjedhje dhe plagosje.
Efektivët e policisë, pasi kishin rënë në gjurmët e tyre, mundën t’i sekuestrojnë 200 gram lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.
Dy shtetasit mësohet se kishin planifikuar që sasinë e drogës ta shpërndanin në disa pika bastesh të qytetit të Peshkopisë.
Mbi ata pritet të rëndojë akuza për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve./ A.D