Tentoi të fusë drogë në burg, pranga 20-vjeçarit në Fier

6 Janar 2017, 12:40Kronika TEMA

Bie në prangat e policisë një 20-vjeçar nga Levani i Fierit pasi u kap në flagrancë duke transportuar një dozë kanabis për një të dënuar në burg.

Shtetasi i identifikuar me emrin Aldoir Braushi, iu gjet doza e drogës në momentin kur ju nënshtrua një kontrolli fizik në ambjentet e IEVP Fier.

20-vjeçari është marrë në pyetje nga blutë e Fierit për të mësuar mbi gjetjen e bimës narkotike.

“Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi: Aldoir Braushi, 20 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e IEVP Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar

Një shtetas 20¬vjeçar nga Levani është arrestuar në flagrancë, teksa tentoi të fuste një dozë kanabis në burg, për një të dënuar. Gjatë kontrollit fizik rutinë, Aldoir Braushit iu gjet doza e drogës, çka solli vënien në pranga”, njofton policia e Fierit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje