40 ditë pas ikjes së vajzës, vdes babai i aktores Elida Cangonji

6 Janar 2017, 10:44Kronika TEMA

Vetëm 40 ditë pas vdekjes së aktores së njohur Elida Cangonji, ka ndërruar jetë edhe babai i saj.

Kjo gjë bëhet me dije nga fotografi Feliks Bilani, që është i afërm i familjes Cangonji.

“Te shtunen beheshin te 40 e te bijes Elida Cangonjit, por nuk priti dot , nuk rrinte dot pa Liden ……”- shkruan ai në një postim në profilin e tij në Facebook.

Elida, që pas rënies së komunizmit punonte si psikiatre, u nda nga jeta në Mont Elimar të Francës, pasi vuante nga leucemia akute.

Ajo ka luajtur disa role në filmat shqiptarë si Zana te filmi “Rrugë të Bardha” Eleni te “Në kufi të dy legjendave”; mësuesja te “Shtigje lufte”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje