Një aksident tragjik i ndodhur gjate natës ne Laprake i mori jetën nje vajze te re. Përplasja mes dy mjeteve ka qene fatale. Por aksidenti mund të ishte shmangur nëse automjeti tip Golf 5 do të kishte respektuar semaforin.
Vizion Plus ka siguruar videon ekskluzive nga kamerat e sigurisë. Siç shihet nga pamjet, ora shënonte 00:36 të mëngjesit të kësaj të enjte dhe të drejtën për të kaluar e ka pasur automjeti tip xhip që udhëtonte drejt sheshit Shqiponja.
Por drejtuesi i mjetit golf është futur ndërsa semafori ka qene i kuq. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan kalimtarë të rastësishëm për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve. 28-vjecarja që udhëtonte së bashku me mikeshën e saj dhe shtetasin Ervin Bixhi gjeti vdekjen.
Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi në flagrancë 26-vjecarin i cili në momentin e aksidentit ishte në gjendje të dehur. Ndërkohë i lënduar nga kjo përplasje mbeti edhe drejtuesi i mjetit tip xhip, i cili është edhe efektiv policie në kryeqytet.