Tre te plagosur pas një atentati në Vlorë

4 Janar 2017, 22:57Kronika TEMA
Tre te plagosur pas një atentati në Vlorë

 

 

Tre persona janë plagosur pas një atentati me armë zjarri në Vlorë, në një lokal pranë Poliklinës Qendrore. Një prej tyre ka marrë plumb në krah, kurse dy të tjerët janë plagosur në këmbë. Një prej të  plagosurve është Zhuver Sheka, 22 vjeç, bënë të ditur policia.Dy të plagosurit e tjerë janë M.Sh., 20 vjeç, dhe F.K., 18 vjeç.

Të shtënat u dëgjuan rreth orës 22:05,  ku sipas Policisë autori ka qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.Dyshohet se autori në lidhje me këtë ngjarje është shtetasi: E.A. 31 vjeç.

 

1 komente në “Tre te plagosur pas një atentati në Vlorë”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'',vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    Instamboul de Albanistan,vazhdon gjakosja e suniteve…………..allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje