Qeveria ka ndërmend “të nxjerrë në shitje” ditët e burgut për të dënuarit për vepra penale deri në 3 vjet burg, ose për ata që u kanë mbetur më pak se 3 vjet nga shlyerja e gjithë dënimit.
“Gazeta Shqiptare” ka zbardhur sot dy draftet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë të cilat synojnë “një drejtësi penale më efiçente”.
Në dokumentin shoqërues të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale konstatohet problemi se në burgjet tona gjenden më shumë të paraburgosur (në pritje të dënimit) se të dënuar.
Kështu, ekspertët kanë hartuar një paketë propozimesh që përfshin dënime alternative, gjoba, arrest shtëpie, punë të detyruar si dhe shlyerjen e dënimit me pagesë: 5 mijë lekë të reja 1 ditë, për ata të cilëve ua mban xhepi.
Përpos blerjes së lirisë, në Kodin e Procedurës Penale sanksionohet se pas kryerjes së një krimi, gjykata nuk mund të vendosë arrest me burg ndaj grave shtatzëna ose me fëmijë të mitur, ndaj të sëmurëve rëndë, grave deri në moshën 60 vjeç, burrave deri në moshën 65 vjeç dhe ndaj personave që trajtohen si të toksikuar apo të alkoolizuar.
“Të gjithë ata persona që janë dënuar me burgim deri në 3 vjet apo që u kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim, mund të kërkojnë ta zëvendësojnë dënimin e mbetur me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur 5.000 lekë për një ditë burgim. Në këtë rast, dënimi konsiderohet i shlyer”, thuhet në Kodin e ri Penal të propozuar nga ekspertët e MD-së.
Gjithashtu propozohet “shpërblimi i dëmit”, shuma e të hollave që një i akuzuar do të japë në favor të të dëmtuarit nga vepra penale. “Gjykata cakton masën e shpërblimit pasi ka bërë vlerësimin e dëmit të ardhur. Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit, mund të lejojë që shpërblimi i dëmit të shkaktuar të paguhet me këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit të tyre”, thuhet në projektligj.
Ministria e Drejtësisë propozon gjithashtu “dekriminalizimin” e gabimit mjekësor, duke i dënuar profesionistët që i shkaktojnë dëme pacientit me: gjobë, mosushtrim profesioni ose me dëmshpërblim financiar ndaj të dëmtuarit. Ndërsa, “mjekësia alternative” dënohet nga 2 deri në 5 vite burg. Dënohet me burg deri në 2 vjet edhe rrahja në familje dhe në rast të përsëritur, deri në 3 vite.
E drejt. E permban dhe skema e vetingut. 4-3-3 :
Kush ka shum lek, mundet ta shlyeje denimin edhe jashte burgut,pastaj ato lek i rekuperon duke u munduar qe te futet prap ne burg.
55 milion leke per 3 vjet burg!!! Me siguri qe gjithe te varferit do te nxitojne te paguajne, kurse vrasesit me pagese, trafikantet e droges dhe te prostitutave, politikanet e korruptuar, etj. do te kalben brenda…
Ligj i perkryer per Shqiperie. Bravo !! Prape do ja hudhin bythes bosat dhe te varfrit do ngelen ne burg. Do thone me mire ne burg e hame qyl se te paguajme 5,000 leke te reja ne dite. Aq leke nuk I fitojne kurre me pune.