Vidhet apartamenti i kasapit gjirokastrit, hajduti merr 60 milionë lekë

5 Janar 2017, 21:00Kronika TEMA

Një banesë ka rënë pre e grabitësve në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori”, pranë tregut të qytetit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se është vjedhur shtëpia në pronësi të shtetasit me inicialet M.P, i cili është një tregtar mishi në Gjirokastër.

Sipas të zotit të shtëpisë, hajdutët kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur rreth 60 milionë lekë të vjetra.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje nëse kanë dijeni për ngjarjen, por deri më tani nuk dihen autorët e kësaj vjedhjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje