Pesë vjet nga vdekja e prokurorit Xhevat Hana, i pazakonti i sistemit dhe një mesazh nga familja

5 Janar 2017, 16:35Kronika TEMA

Ditën e sotme mbushen pesë vjet nga vdekja e prokurorit Xhevat Hana.

Vetëm pas një muaj lëngimi, prokurori Xhevat Hana ndërroi jetë në fillim të vitit 2012 në një klinikë në Bergamo të Italisë, pas një sëmundjeje enigmatike.

Xhevat Hana u bë i njohur veçanërisht për hetimet e dosjes së zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha dhe personazheve që përfshiheshin në të.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua menjëherë, por edhe pasi i ndjeri kishte kërkuar ndihmë ekonomike për t’u kuruar, shteti dhe qeveria e kohës e injoroi rastin e tij.

Xhevat Hana qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, pa asnjë diagnozë, derisa familja dhe miqtë e tij u detyruan ta çojnë në Turqi me shpenzimet e tyre.

Kryeministri Berisha nuk pranoi t’i paguante nga fondi i qeverisë shpenzimet për sëmundjen e tij.

Mjekët nuk dhanë dot ndonjë konkluzion për arsyen e sëmundjes.

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu.

Ai ishte prokuror i çështjes së zhdukjes së biznesmenit kosovar Remzi Hoxha në vjeshtën e vitit 1995 nga shërbimi sekret shqiptar.

Prokurori Xhevat Hana është nga zyrtarët e pakët të drejtësisë shqiptare që i ka qëndruar deri në fund kësaj çështje dhe ka kërkuar ekstradimin e Kumbaros në Shqipëri.

Sëmundja e tij e pashpjegueshme nga mjekët ka shtuar dyshimet dhe tek profesioni i tij.

Ishte ndër ata personazhe “të pazakontë” të sistemit të drejtësisë shqiptare që sot më fort se kurrë, mungojnë disafish.

Ka mbetur proverbial në qarqet e drejtësisë dhe opinionit publik, një fakt “i vogël”, por kuptimplotë: Që Xhevat Hana e nisi dhe e përfundoi karrierën e tij në drejtësi, në një njëjtin apartament modest parafabrikat në periferi të Tiranës.

Edhe pse gjithë ditën flitet për drejtësinë dhe reformimin e saj pesë vjet pas vdekjes Xhevatin nuk e kujtoi askush veç familjes së tij, e cila i dërgoi gazetës Dita këtë mesazh në foto.

4 komente në “Pesë vjet nga vdekja e prokurorit Xhevat Hana, i pazakonti i sistemit dhe një mesazh nga familja”

  1. Goni says:

    Njeri i shkelqyer e prokuror profesionist

  2. Ina says:

    per çfare aresye shkruani trillime-gjepura, semundje misterioze, prokuror i njohur …ai vdiq nga kanceri, leve e Bamirit u perdor politikisht, prokuror i shkarkuar me pare per shkelje, me eksperience te gjate… maksimumi nja 6 vjete

  3. rajan says:

    NJE PROKUROR SHEMBULL I DREJTESISE SE VERTETE E PA KOMPROMIS. NJE VLERE QE DUHET NDJEKUR . I NDERUAR KUJTIMI I TIJ.

  4. LORA says:

    Prokurorin Xhevat Hana u vra,nga autoret e rrembimit ,masakrimit dhe zhdukjes se Remzi Hoxhes.
    Ai ishte nje sherbetor fisnik,i pakorruptueshem,i drejtesise ,,,,,,qe i shkonte drithmen,me shembullin e punes se tij,sistemit te dreqesise kriminale “gjin gjoni” dhe themeluesve politike e shteterore te ketij sistemi.Si i tille u helmua.
    Sikur Ai te ishte sot ne jete,reformimi qilizme ne drejtesi do te kishte nje garant te shkelqyer ne rrugetimin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje