Fushë-Arrëz-Kukës: Një automjet, brenda të cilit ndodhen 5 persona, ka mbetur i bllokuar

5 Janar 2017, 20:07Kronika TEMA

Një automjet, brenda të cilit ndodhen 5 persona, ka mbetur i bllokuar në mes të rrugës në aksin Fushë-Arrëz-Kukës si pasojë e motit të keq.

Sipas asaj që raporton Balkanweb, në makinë ndodhen 5 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë dhe një e moshuar 80-vjeçare. Për këtë janë njoftuar autoritetet e Emergjencave Civile të cilët janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur zhbllokimin e situatës.

Më herët emergjencat civile këshilluan që të evitohet lëvizja në akset e Pukës e Fushë Arrëzit, pasi reshjet e borës kanë bllokuar të gjitha rrugët rurale. Po ashtu të pakalueshme janë akset Fushë Arrëz-Kukës dhe Qafë Mali-B.Curri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje