Shqipëria nën borë, izolohen disa zona rurale

6 Janar 2017, 11:07Kronika TEMA

Kushtet e rënduara atmosferike kanë sjellë rreshje të dëndura dëbore duke izoluar zona të tëra si në veri ashtu edhe në jug të vendit.

Mësohet se trashësia e dëborës në bashkitë Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz, ka shkuar deri në 1 metër ndërsa në juglindje lartësia shkon nga 20 deri në 50 cm.

Kryesisht në zonat rurale, përkeqësimi i motit ka sjellë bllokimin e disa segmenteve të rëndësishëme rrugore si dhe probleme me energjinë elektrike apo furnizimin me ujë të pishëm.

Bëhet me dije se në disa prej akseve nacionale, automjetet e kanë pasur të vështirë qarkullimin duke bërë të domosdoshëm përdorimin e zinxhirëve.

Ministria e Punëve të Brendëshme, në një pasqyrim të situatës informon se janë angazhuar një numër i madh borëpastruesesh si dhe janë vënë në lëvizje të gjitha strukturat e Emergjencave Civile.

Nga të dhënat paraprake, raportohet se në qarkun Kukës  njësia Administrative Grykë-Çaj, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec dhe Malzi, janë të bllokuara. Edhe në qarkun Shkodër disa segmentë rrugorë që lidhin zonat rurale me qytetin, janë krejtësisht të bllokuara.

Sinoptikanët parashikojnë se duke filluar nga dita e mërkurë, kushtet metereologjike do të vijnë duke u përmirësuar.

Më poshtë po përcjellim situatën sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Brendshme:

Qarku Kukës

Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të shumta dëbore me intensitet të lartë e ulje temperature. Lartësia e dëborës varion në qytete nga 20-35 cm e në zona rurale deri në 1 m në Valbonë. Në mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar rreth 32 borëpastruese.

Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm në Tunelin e Kalimashit. Në këtë aks punojnë 8 borëpastruese.

Akset Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Kukës –Zapod dhe Fushe Dukagjin–Qafë Shllak janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa aksi Krumë-Qafë Prushi-Kam, e qarkullueshme pa zinxhirë.

Në bashkinë e Bajram Currit akse të qarkullueshme me zinxhirë janë Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë dhe Dushaj–Lekbibaj, ndërsa të qarkullueshme pa zinxhirë janë Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Bajram Curri-Fierzë

Ndërkohë të bllokuara janë Njësia Administrative Grykë-Çaj, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec dhe Malzi.

Qarku Shkodër

Në të gjithë territorin e qarkut Shkodër ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Në bashkinë Shkodër dhe në njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Kelmend ka prezencë të dëborës edhe në akset lidhëse të tyre. Në këto njësi lartësia e dëborës shkon nga 70-110 cm.

Në bashkinë Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz, trashësia e dëborës shkon nga 80-100 cm. Në njësinë administrative Iballë, trashësia e dëborës shkon deri në 120 cm.

Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Theth- Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal vazhdon të jetë i pakalueshëm.

Bashkia ka kontraktuar disa subjekte, të cilat kanë vënë në dispozicion mjetet dhe forca për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Prekal-Theth, por nuk po ndërhyhet për shkak të lartësisë së madhe të dëborës. Subjekti kontraktor po punon për hapjen e segmemtit rrugor Qafë Shosh-Shalë-Theth.

Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Po punohet me mjete dhe forca për hapjen e këtyre akseve rrugore.

Aksi rrugor Pukë- Qelëz është i bllokuar, ndërkohë në segmentin Fushë Arrëz-Pukë, po punojnë dy borëpastruese.

Në aksin Fushë Arrëz-Iballë dhe në segmentin Fushë Arrëz-Qafë Mali po punojnë edhe dy borëpastruese të tjera.

Segmentet rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë janë të bllokuar. Për hapjen e këtyre akseve rrugore po punojnë dy fadroma ndërsa në segmentin Tamarë-Kozhnje, po punojnë dy borëpastruese.

Strukturat e KESH dhe OSHEE-së janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën, aktualisht informojmë se nuk ka probleme në të gjithë territorin e Qarkut për sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Qarku Dibër

Segmentet rrugor Muhurr-Çidhen-Lurë, Muhurr-Çidhen-Reç, Muhurr-Selishtë, Lurë-Peshkopi, Klos-Ziver, Klos-Kurçelaj dhe Klos-Gurrë e Sipërme vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Ndërkohë në rrugët Qafë Bualli-Krastë dhe Ura e Çerenecit-Steblevë po punohet për hapjen e tyre.

Rruga nacionale Skuraj-Burrel, është e qarkullueshme, me zinxhir. Po punojnë 1 borëpastruese, 1 fadrome, të cilat po bëjnë hedhjen e kripës dhe skorjeve.

Rruga nacionale Burrel-Qafë Bualli, e qarkullueshme me zinxhir. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.

Rruga Nacionale Qafë Bualli-Peshkopi, e qarkullueshme me zinxhir. · Rruga Peshkopi-Kala e Dodës (Vasie), e qarkullueshme me zinxhir.

Firmat kontraktore në territorin e Qarkut Dibër po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme akset rrugore dhe të bëjnë të mundur hapjen e akseve rrugore që kanë probleme

Qarku Lezhë

Segmenti i Rrugës së Kombit, Rrëshen-Fan-Tunel është i kalueshëm me vështirësi dhe me zinxhirë dhe po mbahet gjatë gjithë kohës në monitorim nga policia. Firma kontraktore po punon me 7 fadroma.

Në këtë qark të gjitha rrugët rurale janë të kalueshme por me zinxhirë.

Qarku Korçë

Në bashkinë Korçë përgjatë natës trashësia e dëborës ka arritur 15 cm.

Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka arritur 30 cm.

Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë- Qafë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje