Leskaj: Ndalimi i Haradinajt minon dialogun edhe kështu të vështirë shqiptaro-serb

9 Janar 2017, 15:17Rajoni TEMA
Leskaj: Ndalimi i Haradinajt minon dialogun edhe kështu të

Valentina Leskaj,  Kryetare e Delegacionit të përhershëm parlamentar pranë KiE-s, ka shkruar nje leter per Presidentin e Asamblesė Parlamentare tė KiE-s, z. Pedro Agramunt, lidhur me rastin Hajradinaj.

Leskaj shkruan se “ndalimi i z. Ramush Haradinajt në një vend të KiE-s, bazuar në një urdhër të vjetër arresti të Serbisë, është i papritur e njëkohësisht i papranueshëm. Ai përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut.

Kryetari i AAK-së, bazuar në vendimet e të dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, është liruar nga çdo akuzë e përpara vitit 2004, për rrjedhojë ky ndalim është i paligjshëm dhe absurd.

Prishtina dhe Beogradi janë angazhuar në një proces të vështirë dialogu, nën vëzhgimin e BE-së dhe një veprim i tillë nga një vend anëtar i BE-së dhe KiE-s dëmton këtë proces shumë të rëndësishëm për të dy vendet dhe për rajonin.

Ky veprim jo vetëm që nuk ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por krijon precedentin e rrezikshëm të mosrespektimit të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtat themelore të njeriut (vendimet e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë).

Një ngjarje e tillë nuk mund ta lërë indiferent KiE-n, e cila është angazhuar seriozisht në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Personalisht mirëpres një reagim dhe qëndrim të KiE-s si dhe kontributin e saj për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj dhe sensibilizimin e të gjitha vendeve anëtare për mos përsëritjen e precedentëve të tillë në të ardhmen”.

1 komente në “Leskaj: Ndalimi i Haradinajt minon dialogun edhe kështu të vështirë shqiptaro-serb”

  1. patrioti says:

    Bravo Zonja Leskaj,

    A jua veni vene ne dukje autoriteteve te Keshillit te Europes faktin se Z. Haradinaj eshte arrestuar per akuza te citait 2004 ? A mund t’i pyesni se perse mbahet ne burg per akuza nga te cilat tashme ka dale i lare ? C’KUPTIM KA T’I JAPESH KOHE DHE TE DREJTE SEBEVE TE PRODHOJNE AKUZA TE REJA PER TE CILAT NUK KA MANDAT ARRESTI ? NESE MANDATI I ARRESTIT ESHTE PER AKUZAT E VITIT 2004, PERSE MBAHET NE BURG ZOTI HARADINAJ ? CFARE LLOJ DREJTESIE ESHTE KJO ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje