Vetëm 570 dollarë për fatkeqësitë, më 2013 PD përdori buxhetin e emergjencave për fushatë

10 Janar 2017, 15:22Sociale TEMA

Kur dëgjon deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha dhe të drejtuesve të tjerë të opozitës që flasin për masat e qeverisë aktuale për përballimin e motit të keq dhe situatës së jashtëzakonshme të ngricave, do të mjaftojë thjeshtë një ballafaqim shifrash për të parë se janë vetëm deklarata hipokrite.

Vetëm 570 dollarë për të përballuar tërbimin e natyrës. Kaq para gjeti qeveria aktuale në shtator 2013 në fondin e emergjencave civile, i përdorur i gjithi për të financuar gjatë atij viti fushatën e Partisë Demokratike.

Bilanci i auditit të parë të bërë në Rezervën Shtetërore ishte ky:

Për fat, në 2013-n natyra e përmbajti forcën e saj, e viti kaloi pa përmbytje apo kushte ekstreme të motit. Në rast të kundërt, nëse do të kishte pasur acar, thatësirë, përmbytje, shkarje dheu apo ndonjë tërmet shkatërrimtar, gjithë fondi që kishte shteti shqiptar për të tejkaluar situatën ishte as më shumë dhe as më pak se 600 mijë lekë të vjetra!!! /Lexo.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje