Goditet tentativa për trafik ndërkombëtar narkotikësh/ Kapet 1.9 ton kanabis, u nis drejt Italisë

11 Janar 2017, 15:24Kronika TEMA

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët kundër narkotikëve mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, Guardia di Finanza (GdF) e Pulias.

Në orët e para të mëngjesit, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton Cannabis Sattiva.

Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian dhe një shqiptar, konkretisht shtetasit:

D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali,

B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ky opracion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje