I riu nga Rrogozhina akuzohet për përdhunimin e motrës së vet, por…

10 Janar 2017, 19:07Kronika TEMA

Policia ka reaguar per ngjarjen e rende te raportuar sot ne Rrogozhine, ku nje djale dhunoi familjaret e tij dhe madje u akuzua nga e motra se kishte abuzuar seksualisht me te.

Spas policise, i arrestuari Agim D. nuk ka kryer marredhenie seksuale me te motren.

Megjithate, Agim D. do mbetet prapa hekurave per dhune ne familje.

Reagimi i policisë:

Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij.

Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje