Familjarët e Aleks Nikës, viktimës së 21 Janarit, i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut me disa materiale shtesë nëpërmjet të cilave tregojnë mosangazhimin e shtetit shqiptar në zbardhjen e asaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur para 6 vitesh. Siç bëhet e ditur në materialin e nisur në Strasburgut, shteti shqiptar nuk u ka njohur as statusin e viktimave 4 të rënëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 Janar 2011.
“Më 21 janar 2011 përgjatë një tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , forca të policisë dhe të Gardës së Republikës të identifikuar me pamje filmike (janë dërguar edhe pamjet filmike), ushtruan duke hapur zjarr luftarak ndaj protestuesve, dukshëm paqësor. Nga sulmi me armë luftarake, u goditën dhe humbën jetën 4 qytetarë, ndërmjet të cilëve edhe Aleksi.
Në rrethana të tilla, Prokuroria e Përgjithshme vendosi të ndalojë personat që ishin të dyshuar në kryerjen e kësaj vepre penale, e kësaj vaisjeje, e pushkatimeve pa gjyq. Ajo u pengua nga kryeministri i kohës, me arsyetime bajate se prishet zinxhiri komandues shkruan “Sot”. Në rrethana të tilla kur hetimet degjeneruan dhe sot pas 5 vjetësh e gjysmë, nuk ka shkuar asnjë në gjyq për pushkatimin e babait të dy vajzave Aleks Nika disa metra larg të godinës së Kryeministrisë.
Aleksi nuk po kryente asnjë veprimtari fizike, asnjë veprimtari dhune të çastit apo të mëparshme, ai ishte disa metra larg godinës së Kryeministrisë dhe si shumë qytetarë të tjerë po ndiqte zhvillimet. Ne, kërkuesit kërkojmë të verifikohet shkelja e të drejtave të garantuara nga Konventa Europiane dhe Lirive Themelore që i përkasin aspektit material dhe procedurial.
Në lidhje me aspektin procedural në denoncojmë në Gjykatën e Strasburgut shkelje të rënda të Konventës në këto drejtime: është refuzuar nga autoritet e shtetit të njohin statusin e viktimës, duke i përmbushur detyrimet procedurale që lidhen me të drejtat e të dëmtuarit me procesin”, thuhet në një pjesë të materialit të dorëzuar në Gjykatën e Strasburgut.
Tani me fal qe po te them o rrotk…Po ca faji te paska PD pse nuk shkojne ne gjyq? T’i marri me force policia, te nderrojne gjyqtaret meqe u bo Vetingu dhe te behet gjyq i drejte. Ama ne gjyq do paraqitet edhe Edi Rama qe coi para vdekjes 4 persona dhe vete pinte kafe te Kulla e Fidelit. Te gjithe ne burg te shkojne, Nga Saliu e te Rama e Meta se na kane care karin gjithe keto vite!
Cfare po pengon PD O Mero. Kush e perfaqeson shtetin shqiptar ne Starsburg, opozita apo perfaqesues te Avokaturesh se Shtetit, te emeruar nga Rama.
Mjafton nje Vendim i Keshillit te Ministrave dhe viktimave te Gerdecit dhe 21 Janarit i jepet statusi i viktimes, leke, pension i posacem …. e cfare te doje Rilindja. Por nuk ka ndodhur asnje nga keto. Per me teper, Rilindja ka derguar letra kunder viktimave qe i mbronte ne opozite, duke konsideruar Gerdecin aksident teknologjik dhe 21 Janarin vrasje nga pakujdesia dhe jo te urdheruara
Iken 4 vite Mero, nuk pi me uje fajin e ka Saliu.