Adoleshenti shqiptar vdes në rrugë në Itali, mister shkaku

10 Janar 2017, 00:36Kronika TEMA

Irdi Duda me origjinë shqiptare humbi jetën. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin i cili vdiq në spitalin e Sanremos në Itali, pasi ra në tokë, rreth orës 20:20, teksa ndodhej në trotuar në rrugën “Martiri della Libertà” në Sanremo, raportojnë mediat lokale.

Ai u mbështet te një skuter dhe më pas ra në tokë. Kalimtarë kanë lajmëruar urgjencën mjekësore dhe i riu është transportuar me autoambulancë në spital, por nuk arritën të mbanin në jetë 16-vjeçarin.

Në vendngjarje mbërritën edhe agjentët e policisë, që rikuperuan sendet personale të shqiptarit. Në një çantë shpine, ai kishte veshje sportive dhe një palë doreza.

Ai praktikonte “Kick Boxing” dhe kishte dalë nga një palestër, pak para se të shembej në tokë. Ai luante edhe futboll amerikan me “Waves Riviera” , skuadra e Sanremos.

Tashmë, pritet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje