Transportonin 22 kg drogë drejt Greqisë, pranga shqiptarëve

9 Janar 2017, 13:08Kronika TEMA
Transportonin 22 kg drogë drejt Greqisë, pranga shqiptarëve

Policia greke ka vendosur në pranga dy shtetas  shqiptarë të moshës 31 dhe 34 vjeç pasi u kapën me 22 kg lëndë narkotike.

Droga e llojit marijuanë, ishte fshehur në strukturën e një automjeti i cili u sekuestrua menjëherë.

Policia e vendit fqinj, gjatë aksionit sekuestroi edhe tre aparate celularë të cilët përdoreshin nga trafikantët.

Një grup hetimor i ngritur në departamentin e narkotikëve në Janinë po heton lidhur me këtë rast për të gjurmuar të tjerë persona të përfshirë në trafikun e drogës.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i dy shqiptarëve të përfshirë në skemën e shpërndarjes së drogës që u vunë në pranga.

Të arrestuarit janë dërguar pranë prokurorisë së Janinës ku do të gjykohen në bazë të ligjeve të vendit fqinj./A.D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje