Gjyqtari i Beratit Shyqyri Çobo është dënuar me dy vjet burg pasi u padit për ngacmim seksual nga një qytetare.
Por ai nuk do të vuajë dënimin në burg pasi i është konvertuar në 18 muaj shërbim prove.
Gjithashtu nuk mund të kryejë funksione publike për pesë vjet.
Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo u pezullua nga detyra pasi ka kërkuar favore seksuale nga një grua që kishte në proces divorci në qershorin e vitit të kaluar.
Ai i ka telefonuar 300 herë dhe i ka dërguar qindra mesazhe gruas së re duke i kërkuar lidhje intime. “Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ‘kur je i martuar dhe ke një te dashur ky është komoditet, nëse i dashuri është dikushi atëherë ky është luks”, i shkruante ai asaj.