I ftohti shkakton një tjetër viktimë, 52-vjeçari lushnjar punonte si roje

9 Janar 2017, 10:23Kronika TEMA

Një person është gjetur i vdekur ditën e sotme në Lushnje.

Dyshohet se i ftohti ka qenë shkaku për humbjen e jetës së 52-vjeçarit Bashkim Çepa, që punonte si roje në një pallat.

Trupi i pajetë i tij është gjetur nga familjarët e tij.

Ndërkohë, ditën e djeshme, në Sarandë, 54-vjeçari endacak Leonard Beqiri ndërroi jetë në spital.

Ai u gjet në rrugë nga policia dhe u dërgua për mjekim, por nuk mundi dot të jetojë.

54-vjeçari jetonte prej kohësh në një makinë të braktisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje