I vrau të vëllanë, shqiptarja i kërkon 200 mijë euro dëmshpërblim ish-këshilltarit të “Lega Nord”

9 Janar 2017, 18:20Kronika TEMA

Një shqiptare në Itali kërkon dëmshpërblim 200 mijë euro për vrasjen e vëllait të saj, ngjarje e ndodhur në vitin 2006 në shtëpinë e politikanit Michelangelo Rizzi, ish-këshilltar i “Lega Nord” në Castelnuovo.

Mediat italiane shkruajnë se Gentjana Kaja, është motra e Dritan Osmanit, 23-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga Rizzi natën e 27 janarit të 2006-s.

Italiani dëgjoi zhurma jashtë shtëpisë dhe zbriti në katin e parë duke marrë me vete edhe një pistoletë. Ai pikasi një person duke u përpjekur të hynte nëpërmjet një dritareje të vogël.

Pavarësisht paralajmërimit se kishte armë, personi që kishte shkuar për ta grabitur nuk u tërhoq. Kjo bëri që shtetasi italian ta qëllonte për vdekje me dy plumba.

Rrizi u dënua me dy vjet e gjysmë burg për vrasje duke tejkaluar limitet e mbrojtjes së ligjshme, ndërsa në Gjykatën e Apelit ai u dënua me vetëm tre muaj burg.

Në vitin 2011, ai shiti banesën e tij për t’u zhvendosur në Spanjë. Por, e motra e Dritanit ka paditur jo vetëm Rizzi-n, por edhe çiftin që ka blerë shtëpinë ku ndodhi vrasja. Seanca është caktuar për më 10 korrik. (TemA TV)

4 komente në “I vrau të vëllanë, shqiptarja i kërkon 200 mijë euro dëmshpërblim ish-këshilltarit të “Lega Nord””

  1. Shefi says:

    demshperblim per nj kriminel!!!

  2. stil says:

    Debile kjo dhe avokati qe e ka keshilluar. Po ç’lidhje kane pronaret e rinj te shtepise me vdekjen e vellait hajdut te kesaj?

  3. albaniafirst says:

    grua plehre, qe kerkon te nxjerre te ardhura financiare nga “karriera” si hajdut e vellait plehre. Ketyre njerezve duhet tu hiqej nenshtetesia shqiptare se na diskretojne. Atij zoterise nga Italia I lumte dora se ka qeruar nje hale. Une jo vetem qe s’do t’a denoja, por doti ipja nje shperblim per ate qe beri.

  4. Aleks says:

    Beni kot si ma te mire juve qe komentoni, vriteni vlla me vlla për një shtëpi të qelbur e ktu ne komente bëni si te ndershëm. Të gjithë e keni nga një person të tillë në shtëpi, në qoftë se jua vrasin s’do bënit gjë juve? Apo keni moral dhe nuk doni dëmshpërblim? Ju qifsha rropt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje