Ekzekutohet në sy të vajzës shqiptari në Gjermani, pistat e hetimeve...

9 Janar 2017, 23:42Kronika TEMA

Një shqiptar 46-vjeçar është ekzekutuar me pesë plumba ditën e sotme në mëngjes në qytetin e Viselhovedes në Gjermani.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke marrë vajzën nga shkolla, kur dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se ai ka humbur jetën në vend. Policia gjermane është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk i ka kapur, shkruan “Panorama”. Shqiptari, mësohet se kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur fatalisht një të ri, për të cilin u dënua edhe me 1 vit burg.

Kjo ngjarje, sipas mediave gjermane ka ndodhur ne Shqiperi, ku punonte edhe viktima. Ai pati rrahur nje te ri, i cili me pas gjeti vdekjen. Pasi u lirua nga burgu, shqiptari emigroi me gjithe familjen ne Gjermani, ku arriti te merrte edhe statusin e azilantit, pasi ne Shqiperi i rrezikohej jeta.

Ndaj, Policia gjermane po heton në pistën e hakmarrjes. Dyshimet jane se autoret te jene porositur nga Shqiperia. Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën. Ngjarja ka ndodhur para shkollës fillore ku mësonte e bija. I gjithë komuniteti i qytezës është shokuar nga ngjarja.


Rotenburger Polizei zur Schießerei in Visselhövede by e-d21

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje