Gazetari dhe publicisti Alfred Lela ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin e tij social “Facebook’ se nuk do të jetë më drejtor i “Media Mapo”. Lela tha se i ka përfunduar kontrata me 31 dhjetor.
Sipas tij, shtatë vitet e kaluara te “Mapo” kanë qënë të papërsëritshme.
Ja statusi i plotë i Lelës:
Nuk jam me drejtor i Media Mapo. Jo sepse kam sulmuar Erion Veliajn, sic shkruan syrit.net, por sepse une kam patur nje kontrate deri me dt 31 dhjetor. E cila mund te rinovohej ose jo pas kesaj date.
Botuesi Henri Cili me dha tre opsione, i treti i te cileve ishte puna si pedagog i Komunikimit ne UET. Dy te tjerat parashikonin nje linje editoriale qe perputhej me shpalljen e Henrit ne nje shkrim te para ca koheve “nje mandat te dyte per Ramen reformator”.
Une kam patur dhe kam kritikat e mia per opoziten e Bashes, por profesionalisht dhe as personalisht, nuk mund te shtyhesha drejt nje qendrimi te tille, i cili shuante nje pjese te madhe te qendrimeve te mia publike. Nuk kam bere asnje heroizem duke zgjedhur te drejten e qendrimeve te mia te lira dhe pranimin e nje rroge si pedagog, qe eshte sa nje e pesta e asaj si drejtor i Mapo.
Kam punuar te Mapo qe nga numri 0 i saj dhe ndihem i lire dhe i hapur per te thene se ka qene e mbetet edhe projekti im. Pavaresisht ngecjeve dhe shtyrjeve, rreth 7 vitet qe kam kaluar me koleget e Mapo dhe botuesin Cili, mbeten te paperseritshme. Ky rrugetim ne te shkuaren nuk duhet te na pengoje, per motivime te se tashmes, te cojme ne dreq te miren bashke me te ligen, dhe ta projektojme te ardhmen si pusi te njeri-tjetrit.
Gjej rast ne kete status te pershendes kolegun Armand Shkullaku dhe te perseris ate qe i thashe ne whatsupp: me e pakta qe mund te thuhet, ke bere nje televizion joprovincial! Pershendetje dhe falenderime te gjithe atyre qe me kane lexuar te Mapo, dhe qe do vazhdojne ta bejne kete shenje nderimi ndaj meje dhe tekstit te shkruar, aty apo tjeterkund ne te ardhmen.
Çili: Përfundimi i kontratës, me Lelën patëm bashkëpunim intelektual
Botuesi i Mediave Mapo, Henri Çili reagoi pas largimit të drejtorit Alfred Lela. Çili e falenderon Lelën për punën e tij dhe sqaron opsionet e bashkëpunimit në të ardhmen.
Çili komentoi po ashtu edhe diskutimet për linjën editoriale të Mediave Mapo.
“Formulimi dhe shpallja e linjës editoriale të mediave MAPO ka qenë një proces i hapur, profesional dhe i shpallur publikisht nga unë si botues, në numrin e parë të çdo viti të gazetes apo për çështje kruçiale, si zgjedhjet, reforma në drejtësi apo reformizmi në tërësi, përmes editorialeve të posaçme.
Profesioni i djeshëm i gazetarit ma jepte këtë luks drejtpërdrejt edhe pse me kosto shpesh. Me pëfundimin e kontratës që kishim me drejtorin Alfred Lela është rasti të vë në dukje se patëm një bashkëpunim të shkëlqyer, duke i shtuar kësaj përbashkësinë e shumicës së ideve, koncepteve mbi zhvillimet e shoqërisë shqiptare në çdo plan, pavarësisht diferencave për zhvillimet korrente apo pozicionimin aktual të aktorëve politikë në Shqipërinë e momentit.
Ky bashkëpunim pozitiv, i hapur, etik dhe intelektual, i pëfunduar këtu në këtë format, është një rast për koperim në formate të tjera pune me këtë figurë të medias shqiptare dhe së shpejti edhe DR i shkencave të komunikimit . Sepse Mapo ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht LIBERALE. Thanks Lela dhe simpati për lirinë e mendimit!”
Po ike ti, na plasi shume.
Edhe per Naimin e njejta gje
Sa bir kumlle ky Cili. Ne mbyllje i thote qe do te te bej edhe Doktor shkencash hhhaaa
kush leshin e lexon mapon tuaj
Dy lajme te mira dhe nje i keq! Largimi i Shkullakut dhe Alfred Leles eshte nje lajmshume i mire per lexuesin shqiptar dhe median! Te dy mercenare te shitur dhe njerez te peshtire! Kuptohet, ne opinionin tim,gazetare te peshtire qe i kane bere shume dem medias shqiptare si gazetare ”Yes man” te vene ne sherbim! Sa per Sandrin eshte lajm i keq sepse Sandri di ta dredhe ! Nga benjamin i Berishes ne servili Rames! Por prape SHkullaku dhe Lela nuk e meritojne te jene ne Media! Teper te peshtire me qendrimet e tyre mercenare!
Ky Lela më duket sikur është rritur në inkubator.O zot kush është petagog mjer studentët.
Mesova disa gjera te reja njeheresh: Çili ka ide ne koke, ka linje, ka parime… Çili per para e per pushtet vret te jatin e jo me s’po hiqka qafe Lelen.
Mbeshteti me force Bashen, tani e ka kuptuar se nga fryn era dhe fap hidhet me Ramen. Te njejten gje edhe Frangaj.
S’pres gje prej Çilit apo Frangajt por ai kokerruari shtatlarte qe i perdore keta oturake katundaruce me zhgenjen ca!
Sa per Lelen. Duhet ta dinte se Çili & co. i kthejne ne prostituta mediatike gazetaret e tyre, e kur ata nderrojne kurs tipat si Lela mbeten si peshku ne zall.
Do te ishte me mire per Lelen te kishte bere gazetarin dhe jo militantin, e sot do te kish vijuar te punonte tek Mapo. Jemi njerez gjaknxehte, i marrim seriozisht gjerat e nganjehere edhe njerzit si Çili, me parime, me vije, me vizion dhe me idera.
Rrofte Labinoti Mal, poshte Fushe Kruja. Rrofte Surreli me rrethina.
Ohhhh…….Ohhh…….c’na gjeti….Moooosssssss….na iku edhe ky….bu bu bu c’po heq ky popull. Mbas Ushkurdhakut, po iken dhe ky iblizi…
Keto jane lajme te mira qe flasin nga nje ane neverine qe publiku ka per nje pjese te mediave b..lepirese e te pushteteshmeve dhe nga ana tjeter alarmin qe i ka zene pas miratimit te reformes ne drejtesi dhe perpiqen te ndrrojne lekuren.
Dale dale se nuk keni pare gje akoma.
Te themi te drejten, kurre nuk te morem vesh nga erdhe dhe kush ishe ti more shoku Lela, por nje gje dijme qe edhe ti me penen tende dhe ne debatet e ndryshme, ti i ke sherbyer vec te keqes.
Shkoni me Ushkurdhakun e formoni edhe ju nje parti. Ja vini emrin “Dardha e ka bishtin mbrapa”
Qeneria, fshataresia.
Ik o pispilin!
Kemi shpetuar nga ty dhe orangutani i ABC , mos ua pafshim me bojen ty dhe shkullakut!
Njeriu duket qe ne surrat se çfare eshte.