Deputeti i PS Manja kundër Llallës: S'ke të drejtë të zgjedhësh zv.kryeprokurorin, shkelje ligji

14 Janar 2017, 14:02Politika TEMA

Deputeti socialist Ulsi Manja e ka konsideruar antiligjor nismën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për të emëruar zv/ kryeprokuror. Manja tha se kjo detyrë nuk i takon Lallës.

Ai kritikoi dhe Gjykatën Kushtetuese për vonesën që po i bën zbatimit të vendimit të Vettingut.

“Kushtetuta dhe ligji i ri për prokurorinë ka përcaktuar mjaft qartë procedurën, mënyrën dhe kush e zgjedh zv/prokurorin e përgjithshëm. Në këndvështrimin e Kushtetutës dhe ligjit kjo gjë nuk mund të ndodhë.

Ligji e ka përcaktuar qartë që zv/ prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga prokurori i ri që do të zgjidhet. Lidhur me shqetësimet për disa emërime apo transferime që janë bërë gjatë kësaj kohe nga ana e prokurorit të Përgjithshëm dua të sjell në vëmendje se kompetencat e prokurorit sa i takon transferimeve e emërimeve apo ngritjeve në detyrë janë të limituara sipas kushtetutës dhe ligjit për prokurorinë.

Më lejoni të them se Prokurori i Përgjithshëm në këtë fazë të reformës në drejtësi ka të drejtë të bëjë vetëm emërimin e përkohshëm të magjistratëve, ndërsa gjithë pjesa tjetër është në shkelje të ligjit për prokurorinë që tashmë është në fuqi”, deklaroi Manja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje