Vetëm pak orë ka zgjatur liria i ish-prokurorit Haxhi Giut, pasi prokuroria i ka kërkuar rikthim në qelitë e burgut.
BalkanWeb mëson se Drejtoria e Burgut në Peqin i ka kërkuar Giut, i cili akuzohej për korrupsion, që të rikthehej në burg, pavarësisht faktit se ai përfundoi nga amnistia, mes shumë të dënuarve të tjerë.
Vetë ish-prokurori pohoi se e kishin telefonuar nga burgu, ku i kërkonin që ai të shkonte sërish atje.
“Më telefonuan nga burgu, më kërkojnë të kthehem”, tha Giu.
Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se ka ndodhur një gabim.
Në maj të vitit të shkuar Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2.4 vite burg ish-prokurorin e Krujës Haxhi Giu.
Giu u dënua me 2,4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasi kishte marrë ryshfet rreth 29 mijë euro.
Ish-prokurori kërkoi 29 mijë euro në këmbim të ndryshimit të akuzës për një person në hetim të cilit do t’i kthente lirinë
Ai njihet dhe si prokurori që udhëhoqi hetimet për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit 16 vite më parë.