Menaxheri i një lokali nate në Tiranë, është tentuar të vritet duke u gdhirë e shtuna.
Sipas policisë, rreth orës 04:35, në rrugën Ismail Qemali, në zonën e ish bllokut, është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës, shtetasi A. A., 31 vjeç.
Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që “News24”, raporton se i plagosuri është shtetasi Artur Aligjoni dhe punonte si menaxher i një loakli nate në zonën e ish-Bllokut.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.