Ish-prokurori Haxhi Giui dënuar më herët për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, ka lënë qelinë e burgut të Peqinit.
Giu mundi të përfitojë nga amnistia që i dha lirinë 738 të dënuarve.
Ish-prokurori u arrestua me 2 dhjetor të një viti më parë, nën akuzën se kishte marrë ryshfet rreth 29 mijë euro për të ndryshuar akuzën penale ndaj një shtetasi.
Ai pranoi menjëherë aktin e kryer duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Në maj të vitit të shkuar, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vjet 4 muaj burg.
Më herët, nga hetimet e kryera, Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vjet burg./ A.D
Rrofte vetingu i Ngjeles!