“Për të shijuar kryeveprat e artit roman nuk është nevoja të shkoni deri në Romë”. Kështu shkruan në Facebook-un e saj ministrja e Kulturës, e cila fton gjithë publikun kryeqytetas të bëhet pjesë ekpozitës së veçantë, e cila do të qëndorjë e hapur nga 16 janari deri më 2 prill 2017.
“S’ka nevojë të shkoni deri në Romë, për #Roma900.
Punohet intensivisht dhe investohet në Galerinë Kombetare të Arteve për të shpalosur kryeveprat tashmë pak hapa larg, këtu në Tiranë duke filluar nga data 16 janar.
Ndërkohë përgatitet skuadra e edukimit kulturor që për 3 muaj do të mirëpresë nxënësit e shkollave me një program të dedikuar për fëmije e të rinj”,- shkruan Kumbaro, e cila zbulon edhe disa foto nga instalimi i këtyre veprave në GKA.
Ekspozita KRYEVEPRAT e artit italian të viteve 1900 është mbështetur fuqimisht nga institucionet publike shqiptare si Ministria e Kulturës, Kryeministria, Ambasada e Italisë në Tiranë, Galeria Kombëtare të Arteve në Tiranë, Instituti Italian I Kulturës dhe me promovues të palës italiane Bashkinë e Romës, Departamentin për Rritjen Kulturore – Arkeologjinë si dhe me kontributin themelor të Fondacionit Terzo Pilastro – Italia dhe Mesdheu.