Henri Çili e quajti sahanlëpirës dhe dështak, reagon Andi Bushati: Unë nuk përçmoj fshatarin që ndryshoi edhe emrin, por modelin e tij…

14 Janar 2017, 12:12Sociale TEMA

Andi Bushati ka reaguar me një status të shkurtër, pas një replike të Henri Çilit në drejtim të tij.

“Të përçmosh Henri Çilin si model, nuk do të thotë të përçmosh fshatarin që ishte i aftë të ndryshonte dhe emrin për të pasur sukses dhe pasuri në qytet, ashtu sikurse kërkon të vetë viktimizohet ai.

Të kesh neveri për modelin e tij do të thotë të përçmosh ata që shërbyen si zagarë të gardistëve në 21 janar, që u sollën si bandë vjedhësish votash pak muaj më pas, që i’u lëpinë Berishës e Bashës deri në qershor 2013 dhe që tani brohorasin për fitoren e Ramës në 2017 si një reformator i madh”, shkruan Bushati.

Henri Çili, duke shkruajtur për debatin e fundit mbi lirinë e medies, pas largimit nga puna të Shkullakut dhe Lelës, akuzoi Bushatin si një njeri sahanlëpirës dhe mosmirënjohës.

Ky sahanlëpirës i tavolinave të pronarëve të tij për gati 20 vjet, befas u zgjua një ditë dhe në një mënyrë të pafytyrë për çdo etikë njerëzorë edhe për rrugaçin e lagjes, u ngrit duke thyer çdo kod njerëzor ku kishte lëpirë sahanët e pronarëve të deritanishëm për të ndërtuar një profil moralist dhe inkuizitor.

Bushati për shembull fantazon se si mua më kishte thirrur në zyrë Edi Rama dhe më kishte kërkuar sakrifikimin e Alfred Lelës dhe sipas kësaj logjike më lind e drejta të fantazoj se në një moment të vetmisë së tij prej amatori, dështaku dhe ziliqari t’i ketë dalë në ëndërr kjo gjë, këtij nipi të shokut Hysni dhe kolopuçi që e përkëdhelte dikur Enver Hoxha: U bë ky Çili nga Labinoti, apo ky aksh nga filan katund apo ky tjetri nga filan malësi të jetë pronar, të ketë pasuri, të ketë status!

Pikërisht kështu dhe vetëm kështu mund të shpjegohet një mllef i kësaj natyre, i këtij pinjolli të dështuar dhe të paemancipuar të Bllokut, bashkuar ndoshta me një etje dhe zili shtesë që i vë qershinë mbi tortë të gjithë këtij grupi intelektualësh, kryesisht me origjinë nga ish-Blloku dhe qeverisja komuniste; djemtë e ministrave dhe anëtarëve të Byrosë politike dhe nuk ka rendësi të persekutuar apo jo, që komunizmi i gjeti në burg apo Bllok. U bë ky Edi Rama të bëhet kryeministër! Është krejt qesharake dhe asgjë më shumë ky ilustrim i faktit që shumëkush në këtë qytet nuk e pranon rezultatin e kapitalizmit, garës, konkurrencës, së djersës, punë së ndershme, respektim të ligjit dhe konkurrencën mbi bazën e meritave brenda hapësirave të sistemit.

Këta punistë, këta ziliqarë, këta humanistë të pamëshirshëm, të rremë, këta priftërinj të rremë të publikes, të mësuar dhe të ilustruar në jetën e tyre ndoshta me çdo kompromis dhe poshtërsi janë duke mbjellë në shoqërinë shqiptare një mllef të pashembullt ndaj kujtdo, dhe nuk e kanë me kriminelin, me hajdutin, abuzuesin, por e kanë me sipërmarrësin si kategori, e kanë me kapitalizmin, pra, e kanë me larine”, shkruante Çili.

14 komente në “Henri Çili e quajti sahanlëpirës dhe dështak, reagon Andi Bushati: Unë nuk përçmoj fshatarin që ndryshoi edhe emrin, por modelin e tij…”

  1. Devolliu says:

    Henri do pergjigjej keshtu :
    Andi, ti shkollen e mesme e mbarove ne Shkoder, sepse ne Tirane nuk po te shkonin punet dhe aq mire. Pune ADN-je.

    Nje qytetar idiot vs Cili , rrezik per shoqerine eshte qytetari idiot.

  2. albatros says:

    Mire e ke Bushat, ti ke akoma nga “dhjami” I GJYSHIT(ose me sakte SUPERGJYSHIT). Gjyshi I kundershtarit tend as e shkonte ndermend se cfare do te behej nipi. Pra keni referenca te ndryshme. Ti nuk e kupton, sado I zgjuar te jesh kete ndryshim. Pastaj soji jot I gazetareve do te ndryshoje vete koleget-konkurente le te degdisen .

  3. Saramandafuku says:

    Jam shumë dakord me ate qe thote Çili per Bushatin, dhe jam po aq dakord me ate qe thote Bushati per Çilin.

  4. Naim Frasheri says:

    Sherr Kurvash,Baxhell Tirane me Putane Fshatare.

  5. pjeter says:

    Personalisht mendoj se niveli i gazetarise ne pergjithesi ne shqiperi esht aq posht sa vetem te tille nuk munt ti quash, eshte mbushur media me te vetshpallur, vettitulluar, o me titull te blere, gazetare, analiste publiciste, dhe opinioniste, keta te fundit ja ata qe bejne me pak deme,une si lexues i thjesht ( si shume te tjere edhe i mediave te huaja) shof qe inoranca profesionale ne kete fushe po na hap shume proble kombetare, keta duke u fsheur pas te drejtes se flales, media e lire,keputin trangujlleqe c’do dite, pa e ditur(ndjesia ime), ose ndoshta ndonjeri e ben punen qe i kan caktuar, bejne shebime kunder kombit , shtetit, kunder shoqerise shqiptarene per llogari te shteteve armiqesore ( mendimi i A. Bushatit PER ARRESTIMIN E RAMUSH HARADINAJT NE FRANCE), ndoshta ky eshte limiti yne mbarekombetar, o ndoshta mund te shpresojme qe kjo kategori te reformohet, dhe te mbaje pergjegjesi per ate c’ka ben, te vene inetresat kombetare te shqiptareve, nuk duhet shume, personalisht mendoj se mjafton te shifet si veprojne te njejtat kategori ne shtetet fqinje per ceshtjet kombetare te tyre, te gjithe te kordinuar, te jesh gazetar eshte nje profesion serioz, ndryshe mund ta beje edhe une, me copy and paste, i fus disa artikuj per klikime te garantuara, vari lesht c’fare ndodh me pas.

  6. robert says:

    Bushat o kopil i Kapove nuk ke ti goje te flasesh para Cilit se fundja ai eshte nje fshatar qe nderoj emrin kurse ti je nje shkerdhate bllokmen e bir e nip bllokmeni qe ketij populli i kane shkaktuar shume fatkeqesi ……

  7. labinoti says:

    Naimi apo Hendri eshte lindur vertet ne katund o kucke komuniste spiun dhe fytyr palare po gjithcka e ka ngritur me forcat e tij dhe jo me loqet e Enver Hoxhes e Hysni Kapos. Pastaj o kurve cfare ke me fshataret e Labinotit? Nuk eshte vetem Henry qe ka arritur dicka me forcat e veta. Nga Labinoti kana dale doktore, ekonomiste , agronome etj te gjithe te nderuar dhe jo bythlepires si puna jote.

  8. Askushi says:

    Bravo Cili mir je ke bo…

  9. Qarri i zigurit says:

    Bravo andi. Gjithmone njesh.
    Mos ju pergjigj plerave si ky. Ky hante buke e gjize kur ti bridhje parisin.
    Vari llallen ketij.

  10. aqif tahipi says:

    Mos u zini kot se te dy nje turi keni , turirin e atyre qe mendoni vetem per bythen tuaj..O daku nga labinoti ,mos na u hiq si i persekutuar se ne kohen e xhaxhit edhe skuadres se elbasonit i thirrshin labinoti se ashtu pati vendos xhaxhi.Keshtu qe te dy keta koqe ,sado te na hiqen si demokrate dhe liberale jane vecse pjella te politikave te xhaxhit ,andushi dhe qili.

  11. Genc jani says:

    Cili, vetem me pislliqe mund te behej ai qe eshte bere. Prandaj se ka problem ta kthej b… sa nga njera ane, ne anen tjeter. E ka studjuar mire kapitalizmin. Duke u marre me biografine e Andit , tregon nivelin e tij personal dhe shton dyshimet per karieren qe ka bere si “i zoti” nga fshati.
    Ka fshatare te zot qe cajne perpara pa u vene strekendsha te tjereve, por me zotesine personale. Por kete jane te pakte dhe sjane “Cila”.

  12. mirel says:

    Ne fakt sahanlepiresi eshte Cili dhe jo Andi qe ishte pari ne Tirane.
    Tani te thuash qe si u be pronar dhe i pasur ky dhiar i piset qe na shet moralin e pasurimit me pune te ndershme eshte pak te pranosh qe vetem me pune te ndershme nuk e ja.
    Dhe te shfrysh sharje kunder Andit qe ishte vete elita e Tiranes nuk do mend te kuptosh kush eshte sahanlepiresi.
    Andi nuk kish kish nevoje te lepinte sahanet e askujt, se atij ja lepinin sahanet qe nga Berisha me shoke, jo me Cili qe lepinte dhe bajgat e lopes.
    Prandaj Cilo jep pak llogari si e vure pasurine.
    Simpatine per krimin e 21 Janarit e ka shperblyer mire sahanlepirja jote ndaj kriminelit Berisha.
    Ndaj mis u kap pas akuzave per bllokmen ndaj Andit.
    Meqe doli fjala, Andi eshte inteligjent, kete nuk e mohon dit njeri, ndaj e urrejne aq shume se nuk ngjiz me brumin e baltes dhe te vulgut si puna jote.
    Por dhe qe eshte nipi i Hysni Kapos ta jete per nder, jo Andi po cdo shqiptar sikur te ishte.
    Burra si Hysni Kapo ndertuan Shqiperine.
    Plera si puna jote i vune shqelmin

  13. Ardian says:

    E kuptoni qe jan dy bot te ndryshme , Bushati me fshatarin bythlepires Cili te pakten te jemi realist

  14. Driti says:

    E KUPTONI KU ESHTE KATANDISUR KY VEND, NAIM ÇILI NGA FHSATRAT E PEQINIT, RAJA E PJELLE RAJASH, I KONVERTUAR NE HENRI, I VERSULET KRYEQYTETASIT AND BUSHATI QE ESHTE DERE E MADHE. E PO KJO PIKE E ZEZE KESHTU. NJESOJ SI NIKOLL LEHESI, ALEKS FRANGAJ E KATUNDARIA QE KA PERMBYT TIRONEN E SHET MEND..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje