Ata banojnë në lagjen Palorto, Gjirokastër. Shemsi Bezgo dhe Harri Lena ishin komshinj. Portat 50 metra larg njera tjetrës. Në 11 janar, dita e parë e borës në Gjirokastër, Shemsi Bezgo 63 vjec, doli në orën 9.30 nga shtëpia, për të blerë amita për mbesën 2 vjeçare.
Komshija e tij, Floreta Lena në atë moment po nxirrte makinën nga porta e saj. Rruga e Palortosë ishte e ngrirë dhe dishezë dhe ajo nuk ia doli të kontrollojë makinën.
Familjarët e tij, tregojnë për dritare.net, se makina ishte pa zinxhirë, dhe për shkak të motit e kushteve të rrugës së Palortosë, ishte cmenduri të doje të lëvizje me makinë. Dëshmitarët i treguan familjarëve se gruaja kishte bërtitur dhe njerëzit që shkuan ta ndihmojnë, provuan t’i hapnin derën, po ajo ishte bllokuar. Ajo ulërinte; kam shtypur nje njeri, është poshtë!
E ngritën peshë makinën dhe arritën të nxjerrin 63 vjecarin , pa ndjenja, që e çuan menjëherë në spitalin e Gjirokastrës.
Familjaret thonë për dritare. net, se në spital Shemsiu kishte dhimbje barku, por edhe pse rënkonte, ishte ne gjendje te fliste.
Policët që shkuan për t’i kërkuar deklaratë , e pyetën nëse duhej të vinin, kur të ishte më mirë, por ai ju tha se ishte i qartë dhe mbante mend çdo gjë.
Sipas familjarëve, Shemsi Bezgo ka deklaruar për policinë: Nuk isha në mes të rrugës, por anash, kur erdhi makina qe shkau dhe më shtyu. Unë bëra dy salto dhe pastaj me futi ne parakolp. Kaq mbaj mend se rashe pa ndjenja…”
Pasi iku policia , në spital kishte shkuar gruaja që e aksidentoi me fëmijet e saj dhe ishte shprehur për familjarët , se e kishte bërë këtë, nuk e kishte kontrolluar dot makinën, por tani, mund të sillnin një helikopter dhe ta dërgonin te Hygeia, në Tiranë.
Ishte doktori i spitalit të Gjirokastrës që , sipas familjarëve, nuk e lejoi këtë, duke thënë se duhej të rrinte 24 orë në kontroll. Aty i bënë skaner, eko, grafi dhe në fund thanë, që del i pastër, nuk ka probleme. Vetëm tre brinjë të thyera.
Familjarët tregojnë për dritare.net se vetëm pas skanerit të dytë, mjeku iu ka thënë të shkojnë në Tiranë, për rezonancë.
Në Tiranë, mjekët te spitali i Traumës, sapo e pane, thanë se i aksidentuari kishte probleme me melcinë. Pasi i bënë skaner, mjeku doli dhe iu drejtua gruas së tij; Eshtë në rrezik jete. Dha shpirt pas dhjetë minutash.
Këtë nuk kuptoj, thotë motra e tij, në Gjirokastër na thanë është pastër, e në Tiranë doli që kishte të demtuar melçine, mushkëritë, zorret, të gjitha shkaktuar nga brinjet e thyera që i kishin bërë copë organet.
Nuk dimë, thotë ajo për dritare. net, a janë mjekë këta , njësoj si ata në Tiranë, a janë njësoj aparaturat, a i lexojnë njësoj? Neve na dukej që po e trajtonin mirë. Të kishim dëgjuat zonjën që tha ta conim në Tiranë, po dëgjuam mjekun, se mjeku është perëndi, kur ke hall.
Ndërsa kunati i Shemsiut, thotë për dritare.net: “Nuk duan të akuzojmë njeri, as mjekun, as mjekimin, se e dimë, që kështu ndodh këtu; I pasuri të vret, fukarai vdes. Po ai ishte cadra e shtëpisë, ndaj jemi mbledhur të gjithë dhe nuk po dimë c’të bëjmë. Shemsiu mblidhte lule në mal, i shiste dhe mbante familjen. Gruan pa pune, djalin me probleme, një djalë të martuar me fëmijë. Iku ai, i iku mendja të gjiithëve. ”
Kur i pyet nëse është fshehur ngjarja nga policia dhe më pas nga media, ata thonë se nuk kanë dëgjuar e parë gjë, pasi ndërroi jetë Shemsiu dhe as ju ka vajtur në mendje.
“Ç’të fshehin, shton kunati për dritare.net. Po ku fshihet kjo? Ai vdiq. Na thane që ai është i pasur dhe e mbulon, po të dojë, po nuk duam të flasim keq për të. Harri Lena ishte në shtëpinë tonë dhe pagoi shpenzimet e varrimit. E falenderojmë, tani të vihet drejtësia. Ç’të themi ne. Ç’të bejmë? “