Miku i Shkëlzenit, Nuel (Nue) Kalaj, thirret për të dëshmuar tërheqjen e 7 milionë eurove në cash

14 Janar 2017, 20:50Kronika TEMA

Ndërmjetësi për shitjen e kompanisë OSHE tek CEZ, Nuel (Nue) Kalaj, është thirrur zyrtarisht nga Komisioni Hetimor për çështjen e CEZ, për të dëshmuar.

Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit të OSSH ka administruar nga një bankë e nivelit të dytë disa llogari bankare të Nue Kalaj i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro. Këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. Gjithashtu Komisioni ka kërkuar informacione shtesë nga banka, por edhe nga banka të tjera, pse CEZ i ka berë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka cuar paratë cash Nue Kalaj.Për Nuel (Nue) Kalaj në dëshminë e dëshmitarit Romeo Karra në Komisionin Hetimor rezulton të ketë qenë edhe ndërmjetesi i kontakteve dhe bisedave ndërmjet Qeverise shqiptare dhe kompanisë CEZ.

Nuel (Nue) Kalaj ka pranuar se do të vij të dëshmojë sapo të krijohen kushte për udëhtim nga Kosova në Tiranë. Ai rezulton të ketë një adresë në Francë, një në Kosovë dhe një në Tiranë, ku ka qëndruar tek pallati që është pronë e badigardit të Liri Berishës dhe Shkëlzen Berishës, gjatë kohës që ata ishin në pushtet.

1 komente në “Miku i Shkëlzenit, Nuel (Nue) Kalaj, thirret për të dëshmuar tërheqjen e 7 milionë eurove në cash”

  1. Fjala shqipe says:

    Cash do te thote kartemonedha ne shqip
    Hapeni nje kurs per mesimin e gjuhes shqipe ne gazeten “Tema”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje