Atentati në ish-Bllok ndaj ish-bashkëshortit të Hygerta Sakos, zbulohet hakmarrja

14 Janar 2017, 13:25Kronika TEMA

Nuk është kaq e thjeshtë historia e plagosjes së sotme të një të riu në zonën më të populluar të Tiranës.

Atentati me armë në ish-Bllok, me pasojë plagosjen e menaxherit të lokalit të njohur të natës, ka pas një histori hakmarrjeje.

Nga hetimet e para rezulton se plagosja e Artur Aligjonin (ish-bashkëshorti i missit Hygerta Sako), pronar i lokalit

“Arena” mëngjesin e sotëm dyshohet të jetë një mesazh, pasi ai pak muaj më parë ka plagosur me thikë një djalë nga Kamza.

“Balkanweb” shkruan se 45-vjeçari i plagosur mëngjesin e sotëm, ishte në akuzë për plagosjen e Halim Hysës, ndërsa në prokurori vepra penale u klasifikua plagosje e lehte dhe çështja u mbyll.

Sherri me thika, si nisi dhe plagosja e Hysës

Fill pas ngjarjes së sotme, në polici janë shoqëruar si të dyshuar Halim Hysa dhe i vëllai i tij.

31-vjeçari Halim Hysa mbeti i plagosur pas një sherri me thika në 27 shtator të vitit të kaluar, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet të jetë 45-vjeçari Artur Aligjonin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datën 27 shtator afër zonës së Bllokut në Tiranë.

Atëherë policia njoftoi se Hysa ishte i shoqëruar me një të njohurin e tij në momentin që është qëlluar me thikë në brinjë nga 45-vjeçari.

3 komente në “Atentati në ish-Bllok ndaj ish-bashkëshortit të Hygerta Sakos, zbulohet hakmarrja”

  1. perkthyesi says:

    Ja, keta quajme VIP ne shqiptaret! Njerez pa asnje kulture, por e keqja eshte me te tille e kemi vendin plot, qe nga politika e deri te rruga! Te na rroje demokracia, e cila na ka bere te”lumtur e te gezuar”, mes horrash dhe plehrash!

  2. llumi says:

    aky llumi i vlores keshtu bente edhe ne vlore dhe ikte me vrap deri sa nuk shkeli me qe nga 1997……!!!!

  3. Tani says:

    Kontiigjent. Droge. me. Zvicer. Antar. I. Banded. Se. Gaxhait. Vrases. I. disa. Personave. me. disa. taste. me. pages. UShTAR. I. Fatos. NANOS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje