Mot i "çmendur": Rikthehen ngricat dhe bora

15 Janar 2017, 09:31Kronika TEMA

Pas reshjeve të shiut në fundjavë, javën e ardhshme sinoptikanët lajmërojnë se do të rikthehet dimri dhe dëbora deri ditën e enjte. Reshjet do përfshijne veriun dhe jugun e vendit.

“Mëngjesin e të shtunës i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut me intensitet më të lartë në zonën veriperëndimore. Ndërsa në zonat malore, kanë vijuar sërish reshje bore në lartësitë 600-800 metra mbi nivelin e detit.

Ditën e dielë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit. Ndërsa në fillim të javës pritet të kthehet i ftohti arktik i cili duke marrë lagështirë në detin Adriatik do të rikthejë reshjet e borës në verilindje e juglindje. Reshje dëbore do të ketë dhe në zonën qëndrore në Elbasan, Berat dhe bora do të zbresë deri në Gjirokastër.

Edhe në zonën e Tiranës do të nisë dëbora, por jo në kryeqytet. Dëbora pritet të nisë që të hënën. Reshjet e borës parashikohen të mbeten në vendin tonë deri në ditën e enjte, shkruan Shqip. Temperaturat do të pësojnë rënie por do të jenë në nivele normale të muajit janar”, thotë sinoptikania Rezarta Xhakollari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje