Gripi i merr jetën 6-vjeçarit në Tiranë

15 Janar 2017, 09:56Kronika TEMA

Një i mitur ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në QSUT për shkak të gripit.

6-vjeçari me iniciale A.Z ishtre shtruar në pasditen e 12 janar por dje ka ndërruar jetë.

Sipas policisë së Tiranës, djali me inicialet A.Z me banim në periferi të kryeqytetit, në Sauk, ka humbur jetën nga komplikacionet shëndetësore që i kanë ardhur si pasojë e gripit.

Ky është përfundimi i bazuar në veprimet e para hetimore të policisë, ndërsa pritet akti i mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkaqet e vërteta të humbjes së jetës të fëmijës 6-vjeçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje