Atentat në Shkodër, plagoset me armë zjarri 26-vjeçari

16 Janar 2017, 17:58Kronika TEMA

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Radio Shkodra” tek ish “5 Heronjtë”, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi A.A. 26 vjeç, banues në Shkodër.

26-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa është transportuar në spitalin rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bën krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

1 komente në “Atentat në Shkodër, plagoset me armë zjarri 26-vjeçari”

  1. tfgs1 says:

    ”heroi” i gjasht………….allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje