Burri e rrihte sistematikisht, ajo e falte. Por këtë herë…

16 Janar 2017, 16:07Kronika TEMA

E ka toleruar dhe falurur dhunën e ushtruar nga bashkëshorti, derisa u detyrua të dilte jo nga dera por nga xhami për të kërkuar ndihmë.

E tillë është historia e një nëne të re, e cila në mënyrë sistematike dhunohej nga i shoqi.

Prej katër vitesh ajo kishte toleruar dhe falur keqtrajtimin fizik me shpresën se do t’i ritkthehej jetës normale.

Ajo ka tentuar disa herë ta denoncojë në polici, por është terhequr pasi merrte premtime që aktet e dhunës nuk do të përsëriteshin, por nuk kalonin shumë dite dhe situata përsëritej.

Nën terrorin e dhunës dhe me një fëmijë të vogël, gruaja shkoi në gjykatë të kërkonte një urdhër mbrojtje, por edhe kësaj radhe u tërhoq pasi i shoqi i kishte premtuar sërish se nuk do të ushtronte më dhunë.

Por sërish nuk kaloi shumë dhe dhuna u rikthye, kësaj radhe më e rëndë, raporton Top Channel.

“Më kapi prej flokësh dhe filloi të më dhunonte. Tentova ta ndalja duke i kujtuar fëmijën e vogël 9-muajsh, por ai nuk ndalonte.

Tentova të dilja nga banesa, por më mbylli derën dhe në këto kushte u detyrova të dilja nga xhami i derës për t’i shpëtuar dhunës”, tregon gruaja në dëshminë e saj.

Pas denoncimit të këtij rasti në polici, çështja mori rrugën ligjore dhe kësaj radhe pa kthim mbarpa dhe bashkëshorti dhunues, Fatmir Sylisufaj, 36 vjeç, u arrestua.

Por gjatë gjykimit të çështjes e shoqja ka tentuar ta falë sërish, duke nënshkruar një akt noterial që të lehtësonte pozitën e të shoqit para ligjit, pasi ai ishte burimi i vetëm që siguronte të ardhura dhe se kanë një fëmijë për të rritur.

Por pavarësisht kësaj, gjykata në fund e ka dënuar 36-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burg, duke mos marrë parasysh normalizmin e marrëdhënieve të pretenduara nga e dhunuara.

2 komente në “Burri e rrihte sistematikisht, ajo e falte. Por këtë herë…”

  1. ti je muslimon,ti je dhunues i nje femre,vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    keshtu ndodh kur ndan krevatin me nje sunit gjaxor Sylesh…………..allah uakbar!
    ti me kot prisje te behej arapi njeri,por geni i tij arab nuk e lejonte,kafsha nuk behet rob………..

  2. Vasha says:

    O gra, merrni freret ne dore e shkoni mbaroni shkolla a arsimim profesional gjekundi qe t’i dilni zot vetes. Iku koha kur burri ishte zot dhe e mbante fisin me buke. Ka ardhur koha qe gruaja te kete te njejten pavaresi si burri ne jete dhe per femijet te jene te dy njesoj pergjegjes. Vetem duke qene te pavarura ekonomikisht do shpetoje gruaja nga dhuna e injoranca mashkullore qe na karakterizon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje