Gjermani/ Gabriel: Evropa duhet të dëshmojë “siguri” përballë Trumpit

16 Janar 2017, 13:27Bota TEMA

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel u shpreh sot se Evropa duhet të dëshmojë “siguri” pas kritikave të ashpra të presidentit të sapozgjedhur Donald Trumë në lidhje me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, ndërsa na ndajnë vetëm disa ditë nga emërimi i tij zyrtar në krye të Shtëpisë së Bardhë.

‘Besoj se ne, evropianët nuk duhet të biem në një depresion të thellë, nuk nënvlerësoj aspak deklaratat e Trumpit për NATO-n, për BE-në, por duhet të tregojmë pak më tepër siguri që do ishte alternativa më e mirë në një situatë të tillë”, tha për të përditshmen “Bild” Gabriel, në këndvështrimin e ministrit të Ekonomisë dhe liderit të social-demokratëve (SPD) aleatë në qeveri me konservatorët e Angela Merkel.

Ai reagoi ndaj deklaratave mjaft ofensive të Trump në një intervistë të përbashkët për gazetën gjermane “Bild” dhe atë britanike “The Times” ku ai e cilëson Aleancën e Atlantikut demode, duke lavdëruar meritat e “Brexit”, duke parashikuar dalje të tjera nga BE-ja dhe denoncuar politikën migratore me dyer të hapura “me pasoja shkatërrimtare” të kancelares gjermane.

“Evropa, në fazën aktuale në të cilën ndihet e dobësuar, duhet të ringrihet, duhet të veprojë me besim dhe të mbrojë interesat e saj”, u shpreh Gabriel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje