Shefi i CIA: Donald Trump duhet të disiplinohet në emër të sigurisë së SHBA-së

16 Janar 2017, 13:21Bota TEMA

Shefi i CIA-s këshilloi dje Donald Trump që të disiplinohet në emër të sigurisë së SHBA-së, ndërkohë që presidenti i ardhshëm vlerëson nga ana e tij se media dhe shërbimet sekrete duhet t’i paraqesin falje.

“Nuk besoj se ai poseden një kuptim të plotë të aftësive, të qëllimeve dhe të veprimeve të Rusisë”, deklaroi për kanalin “Fox News” shefi në ikje i CIA-s, John Brennan, duke i bërë thirrje fituesit të presidencialeve amerikane të jetë shumë rigoroz kur shprehet publikisht.

“Trump duhet të kuptojë se sfidat tejakojnë personin e tij, bëhet fjalë për SHBA-në dhe sigurinë kombëtare. Ai do ta ketë rastin që të veprojë, që është ndryshe me të folurin në Twitter”, shtoi ai

1 komente në “Shefi i CIA: Donald Trump duhet të disiplinohet në emër të sigurisë së SHBA-së”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje