Klinikat ofrojnë paketa të kompletuara dhe çmime të leverdishme. Sekreti, kosto e ulët e punës dhe e jetesës. Rreziku për pacientët është mungesa e kurave të vazhdueshme dhe kompensimet e munguara. Dentistët italianë po tentojnë t’i përgjigjen këtij fenomeni me një politikë me çmime të kontrolluara, por që nuk ka sesi të mos ndikojë në cilësinë e materialeve. Kështu nis një shkrim i ilfattoquotidinato.it, i cili e quan Shqipërinë “atdheun e turizmit dentar me kosto të ulët”
“Zonja bionde e shtrirë në karrigen e dentistit bën Ok me dorë. Klik. Fotoja e saj e qeshur është gati të bëjë xhiron e Italisë dhe të frymëzojë edhe më skeptikët.
Nuk janë aktorë dhe modele, por pacientë të vërtetë që janë bërë dëshmitarë të stomatologjisë në Shqipëri. Ndonjëherë shërbejnë edhe si nxitës për klientët e tjerë.
Po i njoh rreziqet e mundshme, veçanërisht ato në afatgjatë, por alternativa, bazuar me çmimet italiane është që të mos kurohesh”, thotë Angela, teksa konsumon një pije në një lokal të hapur në Tiranë.
Tirana, gjithnjë e më shumë po merr pamjen e një qyteti europian, me lagjet e pasura ku jetojnë investitorët e huaj.
Është kryeqendra e re e turizmit dentar, rol të cilën po synon t’ua marrë realiteteve të rajonit, siç është Kroacia, Rumania apo Sllovenia.
Ka pak që ka nisur, por po rritet me ritme galopante dhe di si të bëjë marketing.
“Unë jam nga Pulia, – thotë Angela,- dhe e kam të lehtë të vij. Këtu më trajtojnë si mbretëreshë, më përkëdhelin, më ofrojnë akomodim, më ndihmojnë të vizitoj kështjellat”.
Turizëm përveç kurimit. Kjo është kryefjala që bën të mbushen avionët çdo ditë.
Pjesën që mbetet të ditës e mbulojnë agjencitë turistike: ekskursion, solar, kura stomatologjie, pra me pak fjalë paketa të kompletuara.
Por, jo gjithçka shkon si duhet. Në rastet kur ka probleme janë të paktë ata që ndërmarrin veprime ligjore për shkak të vështirësive që lidhen me ligjet që janë të ndryshme me ato italiane.
Kjo është një ‘luftë’ për të marrë klientë.
Një luftë e cila tashmë është deklaruar edhe nga profesionistët italianë në adresë të kolegëve të huaj.
“Armët”? Promocione të pamenduara më parë, listë me çmime më të ulëta, mundësi për t’u akomoduar në hotel, materiale më pak cilësore se përndryshe nuk justifikohen kostot.
Konkurrencë në rritje, ku ‘luhet’ me oferta të ‘verbra’ e me shërbime ofertë paralele.
Stomatologët italianë, përmes shoqatës së tyre, i janë drejtuar disa herë shtetit për t’i propozuat një plan mesash, por nuk kanë marrë përgjigje.
Nuk eshte e vertete qe materiali eshte me cilesi me te dobet prandaj edhe cmimi del me i ulet. Me shume ke frike ne Shqiperi se nuk gjen dentistin e duhur duke qene se e dime se si behen shkollat dhe praktikat ne Shqiperi. Edhe ne klinikat me te mira Shqiptare prap sherbimi tek dentisti do te dale me kosto me te ulet se ne itali sepsene Itali cmimet jane te frikeshme. Edhe ne Itali eshte frika se gjen dentistin sharlatan qe te mashtron por edhe kur gjen dentistin e sakte a ja vlen perseri te paguash aq shume?
ME SHKOLLE UFO DO KONKUROJME NE …PUPUPUUUUUU….. PO KETU TE LENE PA DHEMBE NE GOJE TI SHKULIN TE GJITHA PO QE SE TE PANE SE KE LEK …DHE GJASME TI MBJELLIN ME CMIM TE LIRE ME PAS FILLOJNE INFEKSIONET MGA DUART E BISTURIT E PISTA ,TE PA PERGJEGJSHEM QE ME UFO NGA FSHATI BEHEN ME LICENCE PER TRE MUAJ E TJJJJ ET….JJJJ
Ti zoteri apo zonje cfaredo qofshi nuk ia paske idene me te vogel se si funksionon dentistria ne shqiperi ! E para dhembet nuk mbillen se nuk jane fare sii te fshati nga vini ! E dyta ne shqiperi behet nje pune ekselente si nga dentiste qe kane mbaruar ne shtet si nga ata qe kane mbaruar ne privat ! E dyta dentisti kur del studion 5 vjet minimumi qe te dale ne treg te punes dhe jo te marre diplome per 3 muaj sic ju pretendoni ! Sharlatane e mashtrues ka kudo , beni zgjidhje me te mire te dentistit ku shkoni e mos i fusni te gjithe ne nje grup ! klm
Une jam ne Amerike dhe dhembet i rregulloj ne Shqiperi! Me besoni punohet shume mire ne Shqiperi,materialet shume te mira sherbimi exelent,jetegjatesia e punes mjaft e favorshme.Njoh shume Shqiptare qe kane vene proteza tmerresisht te shtrenjta ne Amerike dhe i kane zevendesuar me protezat shqiptare,ato amerikanet i kane hedhur ne plehra.Natyrisht ne Amerike ka dhe klinika ku mund te kurohen milioneret,por aty nuk afrohen dot njerzit e shtresave te ulta dhe te mesme! Pothuaj 90% e sigurimeve shendetsore ne Amerike nuk i mbulojne dhembet…Ato mbulohen vetem nga siguracionet qe paguhen shume lart!(Ose per punonjesit e kompanive te medha,me paga shume te larta)
Eshte me te vertete per tu krenuar per hapat qe ka bere sherbimi dental ne Shqiperi(I lire,cilsor,i shpejte) Nje mbushje dhemballe ne Amerike behet me shume seanca dhe zgjat rreth nje muaj ne shtrirje kohe!!!!!!!!!!! Te cmendin me takimet qe duhet te besh per nje root canal !